Lexoni edhe:
Kërkesa e BE-se për hapjen e dosjeve të UDB-së, lajm i frikshëm për spiunët e Serbisë
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava
Sikur të ishin institucionet e shtetit të Kosovës të pastërta në punët e tyre, e sidomos ato të cilat janë të përcaktuara me ligje që ta luftojnë krimin në përgjithësi, tani këto tema korruptive të cilat po i zbërthejmë nuk do të ekzistonin fare. Por, ja që tani gjendemi këtu ku jemi, dhe këto dyshime për këto institucione gjithnjë e ma shume po na bindin dhe po krijohet bindja se krimi i organizuar ka lëshuar rrënjë në shumicën e institucioneve të shtetit, prandaj edhe Prokuroria Speciale e Kosovës është duke u bërë pjesë e aferës së madhe të krimit.
-Involvimi i heshtur i drejtësisë në veprimtari kriminale së bashku me abuzuesit e ligjit, po diktohet dhe po dyshohet në përpjekjen e dështuar për të kontrabanduar lejen e ndërtimit për objektin afaristo banesor në lagjen Lakërishtë në pronësi të ndërmarrjes Publike Banesore, rast ky rreth të cilit banorët e lagjes po vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja të rrjetit mafioz të përfshirë në këtë skandal, i cili u zbulua dhe ndalua vetëm fale reagimit qytetar.
Kërkesa e BE-se për hapjen e dosjeve të UDB-së, lajm i frikshëm për spiunët e SerbisëLexoni edhe:
Së fundi janë konfirmuar shkelje të reja rreth projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakërishtë ku ndodhi shkatërrimi pa kontroll i azbestit me ekskavator. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se NUK ka dhënë pëlqim për shënimin e kufijve të një parcele të administruar prej saj dhe të parcelës së Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) në Lakërishtë, në lokacionin ku ndodhi skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit me ekskavator, në kuadër të realizimit të projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte tjera, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedural me pasoja që implikojnë edhe përgjegjësi penale.
Për shkak të përfshirjes në këtë skandal, të cilin po vazhdon ta heshtë kryetari Shpend Ahemti dhe për të cilin akoma nuk po deklarohet Prokuroria e shtetit dhe ajo Speciale, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të saj lidhur me përfshirjen e pa autorizuar në projektin afaristo banesor në Lakrishte rreth përcaktimit të kinse vijave kufizuese. Agjencia Kosovare të Privatizimit (AKP) se NUK ka dhënë pëlqim për shënimin e kufijve të një parcele të administruar prej saj dhe të parcelës së Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) në Lakrishtë, në lokacionin ku ndodhi skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit me ekskavator, në vazhdën e përpjekjeve për realizimin e projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale.
Por, në dokumentacionin e siguruar nga AKP-ja përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, dëshmohet se një zyrtar kadastral i kësaj agjencie, ka marr pjesë në realizimin e matjeve në terren me gjeodetin e kontraktuar nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë dhe e ka nënshkruar procesverbalin nga terreni për përcaktimin e kufirit mes parcelës së menaxhuar nga AKP dhe parcelës së NPB-së. Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), thonë se punëtori i saj, Korab Tmava nuk ka pasur autorizim. Kjo edhe është arsyeja pse ndaj tij, së fundmi është iniciuar procedurë disiplinore për tejkalim të kompetencave. ndonëse AKP-ja zyrtarisht nuk kishte dhënë pëlqim, ky procesverbal terreni është përdorur nga gjeodeti i NPB-së si dëshmi para Zyrës së Kadastrit të Komunës së Prishtinës, e cila e ka miratuar dhe ekzekutuar lëndën që i ka hapur rrugë lëshimit të lejes së ndërtimit për realizimin e projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale.
A do të jetë ky skandal një trashëgimi serioz për ta adresuar në prokurori nga ana e Qeverisë së re komunale që do të del pas zgjedhjeve lokale të këtij viti, ikjes së Shpend Ahmetit dhe gardës së tij kriminale nga pozita e kryetarit, por gjurmët dhe dëshmitë e krimit do të mbeten, duhet të hetohen, të ndiqen dhe të ndëshkohen.
Në të gjitha këto veprime kriminale ku janë të involvuar përfitues të ndryshëm e kur po shihet qartë se institucionet e autorizuara që e luftojnë krimin, nuk po ndërmarrin veprime ligjore të luftimit të krimit edhe kur vërehen ato dyshime kriminale, Kryeministri me kompetencat e tija që ia garanton ligji, duhet ta gjej mënyrën dhe metodën ligjore dhe ti spastroj ato institucione nga ata njerëz që nuk e meritojnë të jenë në ato poste të larta, që janë të involvuar në krime sipas procedurave ligjore, por edhe pasardhësit në ato vende të punës, kur ti kenë ato përvoja me ato veprime të ndërmarra nga Kryeministri, e kuptojnë se nuk ka njeri të paprekshëm kur vijnë në kundërshtim me ligjet, qofshin edhe në poste të larta institucionale e të cilët janë të involvuar në krime apo mos luftimin e krimit për të cilat veprime janë të paguar me rroga të majme nga vetë taksapaguesit e shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".