Lexoni edhe:
Shteti pa drejtësi funksionale, fatura po paguhet me jetë njerëzish viktima të pafajshme të krimit!
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Qytetarët e kanë humbur maksimalisht besimin tek politikanët, respektivisht tek partitë politike. Mbi 90 mije vota te pavlefshme është dëshmia më e mirë çfarë zhgënjimi këta kanë sjellë tek populli. Dhe ky zhgënjim është me plot të drejtë.
- Më shumë se dy dekada në Kosovën e pasluftës, vetëm premtime boshë gënjeshtra dhe mashtrime. Jo me kot Kosovën nuk e kanë lëshuar mbi një milion qytetare prej përfundimit të luftës. Kanë ikur nga zhgënjimi, për të shpëtuar nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e kësaj kaste gënjeshtarësh të politikës.
Në mundësinë e parë do iknin të gjithë nga ky vend i pashpresë. Edhe në këto zgjedhje lokale dëgjuam gënjeshtra të ndryshme. Të bajatshme. As vetë nuk i besojnë se çfarë gënjeshtra thonë. Të pafytyrë. Ky 42 përqindëshi më duket pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, duke e parë se me çfarë gënjeshtarësh kemi të bëjmë. Por deri sa ka njerëz që akoma u besojnë, këtyre u lumtë për gënjeshtrat që ua serojnë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".