Lexoni edhe:
Opozita e korruptuar në qeverisjet e kaluara nuk ka argumente bindëse kundër qeverisë së re për ta kritikuar!
Shkruan:ANALISTI-Xhevat Meha
Po besoj që kur Presidentja ka deklaruar se shumë shpejtë korrupsioni si damkë do t'i përketë të shkuarës, e ka pasur në mendje korrupsionin masiv te gjertanishem. Korrupsioni mund të ulet në nivel të pranueshëm. Me një punë energjike e sistematike nga institucionet e shtetit qe nga Presidinca e shtetit.
-Me përkushtim maksimal korrupsioni për një periudhë 20 vjeçare mundë të ulet në nivele që e kanë edhe të gjitha shtetet perëndimore. Korrupsioni masiv ka mundësi të mbetet diçka që i takon të kaluarës për një periudhë 2-3 vjeçare dhe kjo duhet minimalisht të arrihet nga institucionet e tanishme. Kërkesat e shumicës së qytetareve janë që kjo të arrihet brenda një viti, eventualisht dy viteve. Koncept dokumenti i qeverisë për Vettingun si proces që do të kryhej brenda 5 viteve nuk përmbush pritjet e shumicës se qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".