Abuzimi masiv i votës së lirë dhe kapja kriminale e shtetit po i zhgënjen qytetarët, protestojnë me abstenim nga zgjedhjet dhe prishje të votës

Abuzimi masiv i votës së lirë dhe kapja kriminale e shtetit po i zhgënjen qytetarët, protestojnë me abstenim nga zgjedhjet dhe prishje të votës
Abuzimi masiv i votës së lirë dhe kapja kriminale e shtetit po i zhgënjen qytetarët, protestojnë me abstenim nga zgjedhjet dhe prishje të votës

Dardan Grapci

  • 12 November 2021 - 19:37

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Tani besoj që partitë politike dhe deputetët e kanë kuptuar që për çdo gabim do të ndëshkohen nga populli, qytetarët nuk lejojnë që jeta e tyre dhe e ardhmja e tyre të varet nga premtimet e disa deputeteve, por do varet nga drejtësia dhe reformat politiko-ekonomike në vend. Kjo dalje e ultë e votuesve është vetëm fillimi, sepse viteve në vazhdim kam frike se ky numër do të bjer deri 30%, që do të thotë se në tërë Kosovën do të votojnë 30% të popullatës, qofshin zgjedhje lokale apo nacionale.

-Populli nuk ka faj që po dalin në zgjedhje dhe po i dëmtojnë fletëvotimet, kanë faj partitë politike dhe ish-deputetët, ish-Presidentët dhe ish - Kryeministrat që thuajse për 21 vite e kanë gënjyer popullin me premtime të vazhdueshme dhe të pa zbatueshme. Vetë fakti flet që ka ndodhur i rasti skandaloz kur një deputet, tani ditëve të kaluara, është arrestuar nga Policia e Kosovës me fletëvotime në aeroportin e Prishtinës. Prandaj çka presin këta politikan nga populli, gjithçka tjetër me përbuzje po, por votën jo.

Mendoj që ka ardhur, që partitë politike pozitë e opozitë, të kuptojnë se më tutje gënjeshtrat e tyre nuk po hyjnë në veshët e qytetarëve. Ka kaluar ajo kohë kur janë mashtruar me një thes miell për ta shitur votën, qytetaret e kanë kuptuar që me gënjeshtra dhe premtime të kota nuk udhëhiqet shteti i Kosovës.

Andaj ja sot ja kurrë anëtarët e partive politike duhet të fillojnë të mendojnë dhe të punojnë që edhe kriza shkaktuar me ngritjen e fundit të çmimeve, dhe kriza ekonomike, të përmirësohet, e jo të mendojnë vetëm se si të pasurohen në krah të qytetarëve të cilët sipas statistikave në Kosovë jetojnë mbi 20% prej tyre me vetëm 10 euro në muaj shpenzime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".