![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/14/200x200_Konstituimi-i-Kuvendit-te-Kosoves_2019_Glauk-Konjufca_0791636871856.jpg)
Lexoni edhe:
Kryetari i Kuvendit ta përdorë autoritetin ligjor e kushtetues kundër deputetëve të papërgjegjshëm e bllokues të punës në procesin ligjvënës!
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Nuk ka asnjë aksion të kësaj Ministrie e Ministre në Uashington, në Londër, në Vjenë, me Paris, në Berlin dhe pranë OKB-së. Mungojnë reagimet ndaj veprimeve kriminale dhe rreziqeve ushtarake që po vijnë nga Beogradi. Nuk ka reagime as ndaj qëndrimeve kundër shtetit të Kosovës. Ato po vijnë nga anët e ndryshme dhe në Prishtinë kemi gjumë të thellë. Askush nuk e dinë asnjë punë.
-Ka kohë që nuk funksionon fare puna diplomatike dhe përfaqësimi i Kosovës pranë shteteve e mekanizmave tjerë ndërkombëtar. Në këtë pasivitet kanë ndikuar shumë faktor. Mirëpo, shkaku kryesor i dobësimit të politikës së jashtme, është emërimi i z. Gervalla - Schvarz në postin e Ministres në kuadër të kësaj Ministrie. Thuhet se po analizohet terreni dhe mbi të po përgatiten taktikat diplomatike dhe strategjia. Kjo në parim vlen për çdo çështje. Pa e njohur problemin nuk ka mundësi kurrë të zgjidhet.
Por, jo duke vendnumëruar edhe pa asnjë punë. Mendohet se faktorët e dështimit në diplomaci janë:
1.Paaftësia totale e Ministres në punën diplomatike. 2. Koncentrimi i punës diplomatike vetëm në dialog me shtetin serb. 3. Paaftësia e tërë kuadrit në Ministrinë e Jashtme dhe të diplomatëve jashtë vendit. 4. Largimi i diplomatëve nga punët nëpër ambasada dhe mos zëvendësimi tyre dhe 5. Urrejtja dhe mos vazhdimi i punës diplomatike në bazë të vazhdimësisë diplomatike të vendit.
Pozita e tillë e kësaj qeverie me këtë Ministre e ka pasivizuar dhe tërësisht e ka larguar Kosovën nga shumë mekanizma ndërkombëtar. Ndërsa, urrejtja ndaj UÇK-së dhe punës diplomatike të kaluar e znj. Gërvalla - Schvarz, ka bërë që të kemi devijime në raportet ndërkombëtare. Kudo nga znj. Gërvalla-Schvarz nëpër takime të rëndësishme kemi dëgjuar me shumë injorim deri edhe urrejtje ndaj UÇK -së dhe shtetit të ndërtuar se sa vazhdimësi diplomatike.
Diskutimet kanë qenë të dëmshme. Krimi dhe korrupsioni, krimet e UÇK-së etj. e kanë përcjellur znj. Gërvalla - Schvarz në takime. Kjo e ka thelluar pabesimin në shtetin e Kosovës dhe natyrisht se dështimet kanë qenë të dukshme pranë shteteve.
Balotazhi përcakton fitorenLexoni edhe:
Nuk ka asnjë aksion të kësaj Ministrie e Ministre në Uashington, në Londër, në Vjenë, me Paris, në Berlin dhe pranë OKB-së.
Mungojnë reagimet ndaj veprimeve kriminale dhe rreziqeve ushtarake që po vijnë nga Beogradi. Nuk ka reagime as ndaj qëndrimeve kundër shtetit të Kosovës. Ato po vijnë nga anët e ndryshme dhe në Prishtinë kemi gjumë të thellë. Askush nuk e dinë asnjë punë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".