Sërxha Trifkoviq të shpallet persona nongrata në Amerikë, sepse është ANTIAMERIKAN i sëmurë !
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** For this slander and accusation against America: “Criminal policy against Serbs - State Department Serbophobia is passed from generation to generation". But this is notorious lie of Srdja Trifkovic !
Sepse vazhdimisht po e fyen, po e shpif dhe po e akuzon "Amerikën si antiserbe" dhe diplomatin e saj të shquar Gabriel Escobar si "antiserb, të varzhdtë dhe arrogant”. Nga e drejta e tij, që ta akuzojë se kinse në “ Departamentin Shtetëror apriori ekziston një frymë serbofobe e instituiconit, që po transmetohet prej gjeneratës në gjeneratë.” !?(https://www.youtube.com/watch?v=AbjAFfqupAA )
A ka më amorale, më shemtuese, më e gabuar dhe më antiligjore se kjo propagandë shpifëse dhe diskredituese pa asnjë argument të qëndrueshëm kundër Amerikës dhe kundër diplomatit të shquar amerikan Gabriel Escobar (emisar special për Ballkanin)? !
Kjo propagandë e ndyrë fashistoide serbomadhe ANTIAMERIKANE e shovinistit S.Trifkoviq, me çdo kusht, duhet të neutralizohet dhe të pezullohet nga ndërhyrja e ligjshme e organeve dhe e institucioneve përkatëse shtetërore të SHBA-së, duke e shpallur PERSONA NONGRATA.
Fundja, kush është ai S.Trifkoviq, i cili në çdo paraqtije të tij publike të medieve të ndryshme televizive dhe të shkruara qoftë serbe, qoftë të huaja, në shënjestër ka stigmatizimin dhe baltosjen e politikës dhe të diplomacisë së Departamentit Shtetëror të Amerikës, si dhe të disa diplomatëve më të shquar (njohës të shkëlqyer të marrëdhënieve ndërkombëtare, e në veçanti të Ballkanit) siç ishte Richard Hollbrrok ,Madeleine Albright , ish-sekretare e shtetit amerikan, dhe siç janë Christopher Hill, Gabriel Escobar, si dhe William Walker etj.
Si ka qenë e mundur që ky serbomadh të bëhet njëANTIAMERIKAN aq i sëmurë, kur shoqëria dhe shteti amerikan me ndihmën dhe me privilegjet e tyre disavjeçare e kanë bërë emër të njohur në jetën publike dhe në atë shkencore, duke ia njohur edhe statusin e shtetësisë amerikane. –E, sot, të bëhet urrejtësi dhe armiku më i egër dhe më i madh i Departamentit Shqtetëror Amerikan, duke e quajtur hiq më pak, e hiq më ndryshe sesa “institucion antiserb” !?
Pra, për të gjitha ato favore dhe privilegje që S.Trifkoviq që i ka shfrytëuar në Amerikë, do të duhej të sillej ndryshe, së pari, si njeri human, si mirënjohës dhe si mbrojtës i interesave vitale të shoqërisë dhe të shtetit amerikan, JO të shndërrohej në një monstrum ANTIAMERIKAN, duke shpifur dhe trilluar se gjoja Departamenti Shtetëror –“ Srbofobija Stejt departmenta se prenosi sa kolena na koleno.” !? (https://www.youtube.com/watch?v=AbjAFfqupAA )
Amerika kurrnjëherë nuk ka qenë antiserbe !
Madje, as kur ish-presidenti Amerikan Bill Clinton mori vendimin historik dhe të ligjshëm, që NATO-ja të bombardonte të ashtuquajtën “RFJ-Serbia+Mali i Zi, më 24 mars 1999, me qëllim të shpëtimit të 2 milionë e gjysmë shqiptarëve nga gjenocidi klasik i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Ky bombardim ajror i NATO-s u bë vetëm në shënjestrat dhe në pozicionet e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare pushtuese serbe, jo kundër popullit të Serbisë, sepse po të ishte ndryshe, domethënë sikur Amerika të ishte ANTISERBE, bombardimi i NATO-s, do të bëhej në përmasa shumë më të mëdha dhe më shkatërrimtare në masë për Serbinë.
Fashistët serbomëdhenj fajsojnë Amerikën për gjenocidet e tyre në Ballkan (1989-1999) !
Mirëpo, realisht, madje as de fakto e as de jure, as Amerika e as Gabriel Escobar nuk mund të akuzohen se “janë me orientim antiserb”, por Serbia e Slobodan Milosheviqit ishte krejtësisht antiamerikane, që fatkeqësisht, edhe sot ndiqet nga politika, nga propaganda dhe nga diplomacia zyrtare e Serbisë me presidentin Aleksandër Vuçiq në krye. Me një fjalë, edhe kursi i politikës së sotme të Serbisë, e cila de fakto, de jure, si dhe në aspektin strategjik, gjeopolitik , militarist dhe hegjemonist ka marrë anën e Moskës zyrtare, në thelb ështëantiamerikane, antibritanike, antigjermane, antikroate dhe antishqiptare, e cila paraqet rrezikun më të madh për destabilizimin e bashkëpunimit, të paqes dhe të sigurisë jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në relacionet evropiane e ndërkombëtare, duke llogaritur në mbështetjen politike, ekonomike, tregtare, diplomatike dhe ushtarake të Rusisë së presidetit Vladimir Putin , si dhe në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kinës.
Pra, Serbia e Aleksandër Vuçiqit me orientim strategjik prorus dhe prokinez, është “fitili” i përflakjes së rajonit ballkanik. Ky rrezik dhe kërcënim serb për paqen, për integrimin dhe për paqen në Ballkan, është i pranishëm në kufirin verior të Kosovës , ku presidenti Aleksandër Vuçiq me çdo kusht po provokon shpërthimin e një lufte të re me shqiptarët, në mënyrë që t’i ritkhejë forcat ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë, që pjesën veriore të saj ta shpallë një “srpska republikë” të dytë sipas modelit kolonial gjenocidal të “republika srpska” të Bosnjës së Radovan Karaxhiqit dhe të Ratko Maldiqit.
Gjithashtu, Serbia po mbështet Milorad Dodikun në Bosnjë e Hercegovinë , i cili me veprimet dhe me obstruksionet e tij po saboton dhe shantazhon Marrëveshjen e Dejtonit (1995) sipas së cilës është krijuar Federata e Bosnjës dhe e Hercegovinës, me qëllim të ringjalljes së “republika srpska” , si dhe të shkëputjes së entitetit serb nga sistemi federal i Bosnjë e Hercegovinës, për t’u bashkuar me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është diplomat brilliant i karrierës dhe i paanshëm. Këtë e ka dëshmuar me aktivitetin e tij diplomatik që në nga viti 1989, kur Uashingtoni e kishte caktuar emisar special për Ballkanin e trazuar nga agresionet dhe nga luftërat gjenocidale të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.
Mirëpo, rolin, aftësitë, kredibilitetin dhe sukseset e Gabriel Escobarit si emisar special i Departamentit Shtetëror të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, i kontestoi njëfarë Prof.Dr. Sërxho Trifkoviq në TV emision “Dobro vece cirilica” të Milomir Mariqit, më 8 nëntor 2021, duke pohuar se “Escobar është i varzhdtë dhe arrogant…” !?
Ky cilësim negativ i diplomatit amerikan Gabriel Escobar, është vetëm një idiotizëm, një racizëm dhe një fashizëm ekstrem, që ia tejkalon edhe kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel. Mosmirënjohësi, shpifësi dhe akuzuesi i Amerikës, S. Trifkoviq me pafytyrësi e njollos diplomatin (emisarin e Amerikës për Ballkanin) Gabriel Escobar, në vend se, së pari ta gjykonte vetëveten, sepse “deri në vitin 1995 ishte këshillëtar i Qeverisë së Republikës Serbe, përfaqësues i saj në mediat perëndimore, si dhe përfaqësues i Republikës serbe në Londër. Gjithashtu ka qenë edhe këshillëtar i Bilana Plavshiqit, gjatë mandatit të saj si presidente e Republikës serbe”. Kjo e ashtuqujatur "republikë serbe" de fakto dhe de jure ishte krrijuar me gjenocid, të cilën nuk e ka pranuar asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare, sepse është në koloizion me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu, Sërxho Trifkoviq ka mohuar gjenocidin e Republika srpska në Srebrenicë, si dhe krimet e gjenocidit të Serbisë së Slobdan Milosheviqit në Kroaci dhe në Kosovë.
-Andaj, shtrohet pyetja, si ky monstrum serbomadh të mos jetë edhe kundër Amerikës, kundër diplomatit Escobar, si dhe kundër aleatëve evropianoperëndimorë të Amerikës, të cilët kanë ndëshkuar krimet e agresioneve të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).
Pra, konkluzioni del i qartë, pse serbomëdhenjtë me : Prof.Dr. Sërxho Trifkoviq, Vojislav Sheshelin, Aleksandër Vuçiqin, Ivica Daçiqin, Aleksandër Vulinin…etj. e shpifin Amerikën si “serbofobe”, pse me “tomahovka” të NATO-s ia ka thyer kurrizin Serbisë pushtuese gjenocidale (24 mars – 10 qershor 1999).
Kjo është esenca e urrejtjes dhe e armiqësisë serbomadhe ndaj Amerikës, e cila është shpëtimtare e Kroacisë, e Bosnjës dhe e Kosovës nga 3 gjenocidet serbe (1990-1999).
As Amerika e as Escobar nuk janë antiserbë, por çetniko-fashistët serbomëdhenj janë ANTIAMERIKANË !
*** Pse Sërxha Trifkoviq akuzon dhe shpif State Dempartmentin dhe diplomatin e shquar Gabriel Escobar si antiserbë?
-Përgjigjja është tejet e thjeshtë, sepse as Amerika e as Gabriel Escobar nuk janë “avokatë’ e as mbështetës të politikës nacionalshoviniste, raciste, kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale të Serbisë, që nga koha ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson në dekadën e dytë të shekullit XX (1913-1921), i cili ka meritat e mëdha historike në mbrojtjen e Shqipërisë nga ricopëtimi dhe nga aneksimi i Serbisë dhe i shteteve të e tjera fqinje.
Gjithashtu, as Trifkoviq dhe, asnjë serbomadh tjetër së bashku me regjimin e sotëm të Aleksandër Vuçiqit, nuk ia “falin” Amerikës, as ish-presidentit të saj historik Bill Clinton, që së bashku me aleatët evropianoperëndimorë në mënyrë të ligjshme e bombarduan Serbinë e Slobodan Milosheviqit (24 mars-10 qershor 1999) për shkak të gjenocidit të saj ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë.
Sa më sipër, po nënvizojmë se nuk është fajtor e as antiserb diplomati Gabriel Escobar e as Amerika nuk është antiserbe, por Serbia hegjemoniste është antiamerikane, antidemokratike dhe antievropiane perëndimore. Ky është problemi që e shqetëson Ballkanin, Evropën dhe sigurinë në dimensione ndërkombëtare, që nga “vrasja e trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, Franc Ferdinand në Sarajevë, më 28 qershor 1914”, kur Serbia shkaktoi Luftën e Parë Botërore .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".