
Lexoni edhe:
Presidentja Osmani i uron ditëlindjen e 79-të presidentit Joe Biden
Shkruan:ANALISTI- Nexhat Haziri
Mendoj se roli i prijës i SHBA-ve në procesin dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është pozitiv për Kosovën, dhe është shumë e rëndësishme që çështje e këtij procesi te jetë apo të zë vend në agjendën amerikane.
Pas thuajse një dekade të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetuar nga BE, gjoja për normalizimin e raporteve në mes dy shteteve, nuk prodhoi asgjë konkrete dhe këto raporte nuk u normalizuan, herë herë edhe u tensionuan si rezultat i moszbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga Kosova dhe Serbia. Vetëm SHBA-ja mund të jetë garantuese e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi disponon me mekanizma të fuqishëm për t’i shtyrë palët që t’iu qëndrojnë besnike atyre obligimeve që dalin nga marrëveshja në mes tyre.
Presidentja Osmani i uron ditëlindjen e 79-të presidentit Joe BidenLexoni edhe:
Pafuqia e BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, po shihet qartësi për vet faktin se nuk ka asnjë përparim në këtë proces pasi presionet e buta, shumë herë më të forta në drejtim të Kosovës se sa Serbisë, nuk dhanë rezultat për t’i detyruar edhe Prishtinën zyrtare dhe Beogradin zyrtar që të janë korrekte në zbatushmërin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes tyre , marrëveshje këto të ashtuquajtura teknike, e lëre më të kemi ndonjë përparim në drejtim të epilogut të këtij procesi që do të duhej të përfundonte me marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke.
Po ashtu edhe mos qartësia e Brukselit lidhur me agjendën euro-integruese të Kosovës, e bënë shumë të nevojshme që administrata amerikane të kyqet më seriozisht në këtë proces për ti dhënë një epilog çështjes së zvarritur të dialogut Kosovë-Serbi, dhe në këtë drejtim e shohë edhe deklarimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe për të ecur përpara në këtë proces, e që është paralajmërim serioz sipas të cilit palët duhet të përafrohen në mënyrë që marrëveshja të mos imponohet nga jashtë Andaj pa përfshirjen e Vashingtonit, për çka edhe Brukseli është i vetëdijshëm se nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, dhe roli prijës i amerikanëve, gjithsesi në koordinim edhe me evropianët, do të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, e cila do të kurorëzohet me një marrëveshje finale që do të qojë në njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, diçka që pa amerikanët as që do të mund të imagjinohej, nëse ky proces do të ishte vetëm në përgjegjësinë e Brukselit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".