Lexoni edhe:
Veteranët dhe invalidët e rrejshëm të luftës të rikthehen për rihetim dhe rivlerësim nën thjerrëzën e prokurorisë së shtetit!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kosova si shtet i ri i pavarur me një provoj jo te gjate si shtetet tjera, gjithsesi se i duhet ndihma ndërkombëtare m nga shtete me tradita civilizuese demokratike, sepse shteti i ynë është ende në formim e sipër që përvojat pozitive do i shërbejnë për avancimin e shumë çështjeve juridike që i kanë munguar deri më tani, prandaj me ndihmën e ndërkombëtarëve po merr rrugë të drejtë dhe të sigurt finalizimi i procesit Vetting, me fillimin e bashkëpunimit konkret të Ministrisë së drejtësisë me ekipin profesional të komisionit të Venecias.
Pas propagandës që ishte shpërndarë ditë më parë partitë politike në opozitë, për kinse kundërshtimin e BE-së dhe Komisionit të Venecias për Draftligjin Vetting të finalizuar nga Qeveria, gjatë ditës së premte kanë qëndruar në Prishtinë ekspertët e Venecias dhe kanë zhvilluar takim pune me ministren e drejtësisë dhe stafin e gjerë profesional, për konsulta të afërta në finalizimin e reformës në drejtësi. Në takimin me përfaqësues të Komisionit të Venecias raportohet së është diskutuar pakoja e plotë e projektligjeve, por fillimisht ato të sistemit prokuroria, me theks të veçantë Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ekspertëve të Venecias ju është bërë me dije se para 4 viteve në Kosovë ka nisur një analizë të detajuar për identifikimit të problemeve të sistemit të drejtësisë e cila analizë në këtë mandatin qeverisës është kurorëzuar me strategjinë për sundimin e ligjit në të cilën kanë marrë pjesë, përveç Ministrisë së Drejtësisë edhe institucionet tjera të drejtësisë, shoqëria civile, partnerët tanë ndërkombëtar dhe ekspertë të shumtë. Ministrja Haxhiu ka thënë se reformimi i KPK-së vjen si domosdoshmëri e identifikuar në Strategjinë ndër-sektoriale për sundimin e ligjit, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës, llogaridhënies në sistem prokurorial dhe në veçanti në KPK, si organ mbikëqyrës e llogaridhënës, dhe me synimin për të evituar menaxhimin korporatist në KPK dhe arritjen e balancës në KPK me përfaqësim të barabartë të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë. Duke e ditur se jemi shtet i ri dhe që na nevojiten përvojat e shteteve mike për ti avancuar çështjet ligjore, para gjithsesi do të jetë konsulenca profesionale ndërkombëtare në këtë proces vendimtare që reforma me Vetting të jetë e suksesshme, të profesionalizohet dhe depolitizohet e dekriminalizohet në tërësi sistemi i drejtësisë i kapur për dy dekada nga politika dhe grupet e ngushta të interesit.
Sa ma parë që të zhvillohen këto bashkëpunime mes Ministrisë së drejtësisë me ekipin profesional të komisionit të Venecias, rreth finalizimit si dhe miratimit të Vetting-ut në institucionet e drejtësisë, atëherë do të filloj edhe dekriminalizimi real i institucioneve të drejtësisë nga të gjitha krimet në përgjithësi, dhe së shpejti Kosovës do i hapet rrugëtimi i sajë pa pengesa drejtë BE-së. Me këtë ligj do të avancohen çështjet që deri më tani Kosovën e kanë mbajtur peng dhe jashtë institucioneve ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".