Lexoni edhe:
Qeveria e ka mbështetjen ndërkombëtare në luftë me sabotuesit e Vettingut
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Fondi i Qeverisë në mërgim i "3% "-shit mbetet ende pa përgjegjësi adekuate të kompetenteve të këtij Fondi. Dënim që u dhanë vitin e kaluar z . Osmani dhe z. Gashi me dënime qesharake nuk i largon nga përgjegjësia kryesuesit e këtij fondi, përkatësisht dy persona, të cilët e kanë udhëhequr fondin e tillë, përkatësisht Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën. Pra, këtu është çështja e përgjegjësisë se Bujar Bukoshit, se Kryeministër në Mërgim dhe të Isa Mustafes, si Ministër i Financave në Qeverie Bukoshi. Në analizën e fundit të gjykatës mbi këtë fond u arritën që të kemi një tërheqja nga përgjegjësia e përgjegjësisë mbi përgjegjësit kryesor të personave përgjegjës. Madje ata as që po hetohen.
-Dua të them se Fondi i "3%" është një Fond i formuar nga Qeveri në Mërgim dhe ka funksionuar shumë vite, deri në vitin 2000. Unë personalisht nuk kam qenë përfshirë në këtë fond. Mirëpo, nga infomacionet, dua t'i jap disa të dhëna mbi këtë. Në vitin 1992 arrin në LPK kërkesa për të shkuar në takime të kësaj qeverie.
Qeveria e ka mbështetjen ndërkombëtare në luftë me sabotuesit e VettingutLexoni edhe:
Në takim ka marr pjesë Gafur Elshani. Takimi është udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Bukoshit, z.Tahiri. Vendoset që të tubohen nga 1 mijë DM ose Franga ose Dollar për një armë në Kosovë. Mjetet janë derdhur në Fondin e 3%". Mjetet kurrë nuk kanë shkuar për luftën në Kosovë. Ndaj edhe ne të LPK-se u larguam nga kjo marrëveshje. Natyrisht se ishte koha kur LPK kishte vendosur për të shkuar në kryengritje të armatosur dhe me që mjetet nuk shkonin për atë çështje u tërhoqëm. Dhe kështu në vitin 1994, formohet UÇK dhe pak më vonë del edhe Fondi "Vendlindja Thërret".
Për këtë do të shkruaj herën tjetër. Ku mbeti Fondi "3%"? Fondi i tillë u ndërtua në çdo shtet. Çdo mërgimtar ishte i obliguar të paguante në këtë Fond nga 3% të ardhurat e veta bruto. Kjo vazhdoj deri në vitin 2000 kur Bukoshi e Mustafa deklaruan se i kanë vetëm 120 milionë DM. Pas një kohe të shkurtër, duke ndërtuar disa shtëpi në komunën e Mitrovicës ata dolën me deklaratën tjetër për shtyp se mjetet e Fondit të "3%" janë harxhuar dhe mbi atë edhe dhanë raport. Po theksoj disa të dhëna:
1. Në çdo shtet të Evropës dhe përtej Oqeanit kanë qenë njerëzit kompetentë për "3%". Ata janë ende në jetë dhe nga Isa Mustafa e Bujar Bukoshi njihen fort mire . Në fund të fundit me një thirrje të organeve të Kosovës ata paraqiten para organeve kompetente.
2. Ekzistojnë me siguri në Tiranë të dhëna mbi "Dardania Bank" që u formua nga ish-ministri i financave Isa Mustafa dhe nga Bujar Bukoshi ish- kryeminister ne mergim. Ku mbeti banka? Sa u ble? Ku shkuan mjetet? Këto të dhëna duhet të kërkohen nga organet në Tiranë dhe kompetente e bankës dhe të Ministrit të Financave e të z Bujar Bukoshit, si Kryeministër.
3. Në çdo shtet të Evropës dhe përtej Oqeanit janë njerëzit që kanë tubuar mjete dhe ata sigurisht i kanë dëftesat e mjeteve të tubuara. Kjo, sepse përveç bartjes së mjeteve në llogaritë e fondit, kanë mbledhur mjete me qindra e mijëra vetë te mërgimtarët. Dhe, për mjetet e tubuara, ata kanë lëshuar dëftesat adekuate. Çdo mërgimtare ka dëftesa! Kanë edhe mbledhësit e mjeteve dëftesa!
4. Qeveria e Bukoshit i ka ministrat që kanë punuar, këshilltarët dhe personelin tjetër që e kanë pasur të punësuar. Ata duhet të ftohen në llogari. Çdo Ministri iu kanë ndarë mjetet buxhetore për çdo vit dhe këta njerëz njihen. Ata duhet të japi llogari për mjetet eventualisht te manipuluara .
5. 120 milionët e vitit 2000 të deklaruara nga z. Mustafa ku mbetën? A kanë shkuar të gjitha për ato 100, a më pak a më shumë shtëpi të ndërtuara?!!!.Ku u ndërtuan ato? Për këto duhet te lypsen provat te Isa Mustafa e Bujar Bukoshi.
6. Thuhet se në vitet 1998/99 iu kanë dhënë Xhavit Halitit shume miliona DM? Kush ia dha ato atij ? Ku i dha? Ku shkuan e ku perfunduan ato mjete ?Etj.?
Xhavit Haliti jeton. Jeton edhe Ministri i tashëm i Mbrojtjes, Anton Quni, i Republikës së Kosovës që ka deklaruar në Kuvend për mjetet që iu kanë dhënë atij, jeton dhe i dihet adresa.
6. Dëshmitar ka mjaftë. Ata duhet të kërkohen dhe çdo njeri ka fakte e prova mbi mjetet e dhëna dhe të mbledhura. Nëpër terren kanë qenë në qindra veta. Ata janë gjallë dhe nëse kërkohen çdo njeri paraqitet vetë tek organet ligjzbatuese te Kosovës.
Deputetët e papërgjegjshëm shkojnë në Kuvend për qërim hesapesh personale!Lexoni edhe:
Ata duhet kërkuar! I tregova disa rrethana dhe fakte që tregojnë se në vitet e 90-ta nga ky fond janë tubuar mjete të shumta financiare. Mendohet se kalojnë shifrën e mbi Një miliardi DM.
Kjo nuk duhet të kalojë thjeshtë. Ato janë mjete të mërgatës shqiptare për Kosovën dhe çdo kush që i ka keqpërdorur duhet të ndëshkohet nga ligji.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".