![Katër vite larg POLITIKËS!](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/29/200x200_Nijazi_Halili1730187337.jpg)
Po të rren Hashimi o Ramush Qakorri ! Je bërë spiker i SHIK-ut!
![Po të rren Hashimi o Ramush Qakorri ! Je bërë spiker i SHIK-ut!](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/23/auto_Haradinaj-Thaci-800x4501637682997.jpg)
![Po të rren Hashimi o Ramush Qakorri ! Je bërë spiker i SHIK-ut!](/uploads/author/2020/February/15/auth_Naim-Miftari121581754970.jpg)
Naim Miftari
Shkruan: Naim Miftari
A pe dini Ramush se jeni kthyer nga një komandant i respektum në një zëdhënës të Hashim Thaçit, Kamishit, Kadris, Ilmis? Je bërë spikerkë e SHIK- ut! Mos harro se Hashim Thaçi është kah të gënjen, nuk mundet me ju sjell më në pushtet. O Ramush s’ka më Qakorra me fal! Dy herë e ke dëgju Hashim Thaçin, dy herë je dal i lagur. E dëgjove gjatë luftës një herë por pastaj pas luftës tu kanë rendis kufomat e Shqiptarëve, kojshive tuaj të porta e juaj, herë kufoma të fqinjëve tuaj e herë kufoma të jujat. Herën e dytë që e degjove ti la këmbët e Arushës në dorë ja u la tradhtinë e Qakorrit me Malin e Zi sikurse që ja la LDK-ja e Isa Mustafës tradhtinë e komunave Serbe, shkurt Republikës Serbe në Kosovë..!
Mos harro kurrë se unë e njoh shumë ma mirë sesa ju Hashim Thaçin i cili kurrë nuk ta mban premtimin e vet, ai vetëm i keqpërdor njerëzit, shokët e vet (nuk ka shokë) pastaj i len në rrug pasi nuk i duhesh më, njejtë vepron sikurse Milan Radojçiçi i BIA- as Serbe që ju fort jarani e keni pas pasur me ta sa ishit kryministër!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".