Lexoni edhe:
Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe një i plagosur
Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri
Refuzimi i ankesës së Valdete Dakës nga Avokati Popullit, kundër shkarkimit nga pozita e ish kryetares së KQZ-së ka nga Presidentja Vjosa Osmani, zgjuar reagime të ashpra te grupi u dytë parlamentar opozitar për nga fuqia në Kuvendin e Kosovës, PDK, grup ky që po kërkon tani edhe dorëheqjen e këtij të fundit, pra atë të Avokatit të Popullit. Sulmi kundër institucioneve të pa varura, sikur është institucioni i Avokatit të Popullit nga një subjekt politik që për dy dekada ishte në pushtet, tregon më së miri për jo seriozitetin në qasjen që kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë edhe tani, ata që në të kaluarën e kishin kapur dhe uzurpuar çdo segment të funksionimit të institucioneve shtetëror, edhe ato të vlerësimit të zbatimit të ligjit, gjykatat, prokuroritë, Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese.
-Sulmi i PDK-së kundër Avokatit të Popullit është vetëm edhe një tentativë tjetër politike për të dalur mbi ligjin dhe kushtetutën kur dihet se rast të ngjashëm të shkarkimit nga pozita të një anëtari të KQZ-s, e kemi pasur edhe më parë nga ish presidentja Atifete Jahjaga, me ç’rast kundërshtimi kishte shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese por e njëjta i kishte dhënë të drejtë aso kohe vendimit të Presidentes.
Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe një i plagosurLexoni edhe:
Kjo kërkesë e PDK-së, shefit të grupit parlamentar Abelard Tahiri, që është edhe ish ministër i Drejtësisë, është gjithçka tjetër me elemente të absurditetit por jo serioze politikisht, jo serioze edhe profesionalisht një kërkesë e tillë nga një figurë që ka qenë në krye të institucionit ndërtues i politikave ligjore për sundimin e ligjit, në Ministrinë e drejtësisë, e që tani bije ndesh me ligjin e Kushtetutën duke kundërshtuar kështu një institucion të pa varur i cili është zgjedhur dhe votuar po nga këto parti politike që tashmë janë në opozitë, pra nga PDK-LDK-AAK dhe Nisma.
Kjo sjellje arrogante ndaj një institucioni të pa varur sipas Kushtetutës tregon se elementë kyq të opozitës, të mësuar me kapjen e shtetit në pushtet, po vazhdojnë ta humbin akoma më shumë arsyen dhe logjikën racionale të të menduarit dhe vepruarit politik, si vegla të manipuluara dhe dirigjuara nga strukturat ilegale kriminale që për dy dekada e mbajtëm shtetin peng duke qenë në pushtet, dhe nuk po mundë të pajtohen me realitetin e krijuar pas ndëshkimit të madh që e morën nga qytetarët e vetëdijesuar, të lodhur nga krimi i organizuar. Këto struktura të inkriminuara në pamundësi që ti kundërvihen qeverisë në detyrë me besimin më të madh qytetar, me votë plebishitare, po e sulmojnë Avokatin e Popullit duke kërkuar edhe shkarkimin e tij, të zhgënjyer e tmerruar nga interpretimi i drejtë në ankesën e ish kryetares së KQZ-së Valdete Daka, të shkarkuar nga Presidentja Osmani.
Këta janë emrat e personave të vrarë në GllogjanLexoni edhe:
Ky reagimi i fundit i grupit parlamentar të PDK-së me kërkesën e shkarkimit të Avokatit të Popullit është treguesi më i mirë i humbjes së thellë pushtetit dhe mbetjes lakuriq të krimit të organizuar me veglat e tyre të zbuluara e të inkriminuara, për çka po mundohen që të shfrytëzojnë edhe “frymëmarrjen” e fundit për ta mbajtur ta mbajtur të kapur shtetin, sado që fuqia e tyre po zbehet pasi me ndëshkim masiv nga qytetarët e kanë të humbur dhe të pakthyeshëm pushtetin dhe ëndrrën për ta mbajtur peng shtetin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".