Lexoni edhe:
Gjyqësori&Prokuroria të lidhur me mafio politikën i ledhatojnë&amnistojnë dhe nuk i ndëshkojnë sipas ligjit zyrtarët e akuzuar për pasurinë e padeklaruar!
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Një kërkesë e tillë si e deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, që thotë se me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duhet patjetër të ketë përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Serbi, dhe kjo çështje të përfshihet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, ka qenë në vazhdimësi nga faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës. Por fatkeqësisht Kosova nuk ka qenë e fuqishme që këtë çështje ta bëjë temë të këtij procesi dhe t’I kushtëzoj kërkesat e Serbisë për të drejtat e minoritetit serb, me përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për më shumë të drejta, apo të vendos paralele në mes shqiptarëve të Luginës dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.
- Duhet ta pranojmë që numër i madh apo temat kryesore të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi janë imponuar nga Beogradi zyrtar me ndihmën apo aprovimin edhe të Brukselit, duke e favorizuar Serbinë por edhe serbët që jetojnë në Kosovë, dhe kjo është ndihmuar edhe nga strukturat paralele që Serbia ka në Kosovë duke I shtyrë serbët kosovar që mos ta pranojnë realitetin e ri, shtetin e Kosovës dhe autoritetin e tij.
Në këtë drejtim, një rol shumë të rëndësishëm ka mundur të luaj Shqipëria, por për fat të keq qeveritë shqiptare në Tiranë janë treguar gjithnjë indiferente ndaj çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë por edhe në tërësi ndaj procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Shqipëria ka pasur dhe ka të gjitha mekanizmat për të bërë presion dhe te Brukseli që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të trajtohet në këtë proces, pasi nuk mund të kemi favorizim të një minoriteti në një shtet të caktuar, siç janë serbët në Kosovë, dhe t’mos bëjë asgjë për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi, pra në Luginë të Preshevës.
Në këtë aspekt qeveritë shqiptare në Tiranë kanë dështuar dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do të vazhdojnë të jetë minoriteti më i diskrimunuari në Evropë, Me keqardhje e them se jam shumë skeptik nëse çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të mund të përfshihen në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".