Lexoni edhe:
Dërgimi i Shpend Ahmetit në burg për lidhje me krimin e organizuar, është mësim i mirë për kryetarët në ardhje që nuk duhet gabuar me ligjin!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitare se Qeveria Kurti është duke u sabotuar publikisht, nga strukturat e instaluara të nëntokës kriminale të SHIK-ut ilegal e para-institucional dhe te agjenturave tjera të partive të inkriminuara politike që dy dekadat e kaluara, sunduan në mënyrë arbitrare këtë vend, ku secili subjekt politik në kuadër të strukturës së shërbimit civil, ka instaluar rrjetet e veta konspirative deri te ato agjenturore e para-institucionale deri edhe kriminale.
Edhe pse Qeveria e Kurti, në zgjedhjet nacionale e fitoi pushtetin përmes votës së lirë dhe demokratike të elektoratit të vetëdijesuar dhe të lodhur nga krimi e korrupsioni masiv i partive të inkriminuara, mjerisht për vitin që po mbetet pas, nuk janë arritur rezultatet e premtuara dhe as ato të pritura dhe të dëshiruara nga qytetarët. Madje edhe në aspektin legjislativ po shënohen ngecjet më të madha , sidomos mbarëvajtja e dërgimit të ligjeve në Kuvend, ku bënë pjesë edhe pakoja e reformës në sistemin e drejtësisë, Ligji për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe vet Ligji Vetting.
E veçanërisht sa i takon Ligjit Vetting, ky i fundit u sabotua edhe zyrtarisht nga partitë e inkriminuara, duke u larguar edhe nga grupi punues i përfaqësuesve të KPK-s dhe KGJK-s, të cilat fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të kontrolluara nga SHIK-u ilegal e para-institucional.
Për aq më keq, aktualisht shumica e administratës shtetërore dhe institucioneve tjera publike, janë shndërruar në segment që në vijimësi po e pengon në mënyrë të koordinuar zbatimin e përpiktë dhe të plotë të programit të Qeverisë, pasi që i gjithë rrjeti i administratës është i kapur nga partitë e opozitës të cilat deri dje ishin në pushtet dhe sot i zvarritin e nuk i zbatojnë vendimet e qeverise, ose i zbatojnë ne mënyrë te ngadalshme në mënyrë që, sy të popullit, të duket se qeveria aktuale nuk është e zonja të realizojë premtimet e dhëna, zbatoj ligjet dhe as ta qeverisë vendin si duhet.
Ndaj pikërisht kjo, është metoda më perfide e krijimit të pengesave të qëllimshme nga SHIK-ut ilegal, i cili që nga vitit 1999, ka kapur pothuajse të gjitha institucionet e vendit, kështu që Qeveria Kurti, pa asnjë vonesë të mëtejme, duhet ndërmarr urgjentisht masat adekuate në vlerësimin e personelit mbi baza profesionale të shërbimit civil dhe spastrimin nga sabotatorët dhe personat e inkriminuar.
Kjo duhet të ndodhë,për vet faktin se nën orkestrimin e SHIK-ut para institucional, sabotimit të Qeverisë Kurti, së fundi po i bashkëngjiten edhe sindikatat e instaluara nga kjo organizatë konspirative ilegale dhe pa asnjë arsye bindëse, po nxisin publikisht edhe protesta në gjithë vendin, me qëllim të pengimit të punës dhe funksionimit normal të institucioneve të vendit, në nivelin qendror dhe atë lokal.
Qeveria miraton masat e reja anti-CovidLexoni edhe:
Dhe sikur të mos mjaftonin marifetet tjera para shtetërore, sabotimit të Qeverisë po i bashkëngjiten edhe të ashtuquajturat institucione te drejtësisë të cilat megjithëse të gjithë e dimë se në çfarë gjendje e kanë katandisur këtë sektor, vazhdojnë me avazin e vjetër të veprimit SHIK-ist.
Nëse Qeveria vetëm njëherë guxon ta kritikoj gjyqësorin për mos kryerje te detyrave, këta te fundit aty për aty, akuzojnë qeverinë për ndërhyrje në punë të gjyqësorit, gjë që tregon se vërtetë ka edhe shume faktorë tjerë të kësaj natyre ku Qeveria duhet të veprojë sa më shpejtë për pastrimin urgjent dhe rrënjësor të strukturave të inkriminuara të SHIK-ut, rrjeteve të nëntokës ilegale, si dhe të shërbimeve tjera destruktive të ish pushtetarëve të inkriminuar e mafioz, që për mbi dy dekada, kapën çdo pore të shtetit dhe sunduan vendin, në mënyrë arbitrare e teper kriminale !
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".