Lexoni edhe:
SHIK-u ilegal po vepron në aksion, Qeveria Kurti po sabotohet nga brenda!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Në këtë kohë, kur krimi i organizuar ka marre hovin e tij të zhvillimit, e kur dihet se vetë fjala krim i organizuar do të thotë se këtë lloj të krimit e kryejnë të mëdhenjtë e shtetit, sikur e shpjegon kriminologjia, se krimin e organizuar e kryejnë njerëzit me „kravata“ prandaj edhe në këto rrethana të tanishme të këtyre kohërave është duke u bërë lojë e bashkërenduar e qëllimshme nga Prokuroria dhe Gjykatat që se bashku po ua bëjnë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar të instaluar edhe në institucionet e drejtësisë.
Lidhja e fshehur e nëntokës kriminale të krimit të organizuar me segmente te caktuara në sistemin e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat, është shumë e fuqishme. Kjo lidhje hetohet sidomos në rastet e zvarritjes me qëllim të zhvlerësimit dhe dëmtimit të provave e në procese gjyqësore, që kur kemi të bëjmë më shumicën e rasteve të gjykimeve për vjedhje të buxhetit dhe shpëlarje të parave të pista ku këto të dyja janë avokat të krimit. Rastet e tilla që po marrin vite në pritje të epilogut përfundimtar janë të shumta, por i fundit ka ndodhur në këtë fundjave.
SHIK-u ilegal po vepron në aksion, Qeveria Kurti po sabotohet nga brenda! Lexoni edhe:
Më 26 nëntor, kur pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të ndryshimit në përbërje të gjithë trupit gjykues ka filluar rishtazi, nga pika zero, shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale ku 6 të akuzuarve për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi. Sipas aktakuzës të përfaqësuar nga Prokuroria Speciale, të akuzuarit, emra të njohur për medien, që nga viti 2010 e deri në 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktiviteti kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme (kesh), në llogaritë individuale.
Të pandehurit nga viti 2010 deri në vitin 2017, në vazhdimësi, pasurinë e fituar nga aktiviteti kriminal, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, e kanë konvertuar dhe transferuar, ashtu që kanë kryer transaksione të shumta huazimi për qëllim të maskimit dhe shtresimit të mjeteve financiare të siguruara nga shmangia tatimore dhe aktiviteti kriminal, kanë transferuar shuma parash mes xhirollogarive të tyre me përshkrime të ndryshme si huazim dhe kthim huazimi.
Po ashtu, gjashtë të pandehurit, dyshohen se gjatë periudhës kohore 2010 – 2017, në vazhdimësi, me qëllim të shmangies së pagimit të tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara më ligj, nuk kanë deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i kanë përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tyre, ashtu që kanë dhënë informata jo të sakta nga veprimtaritë e tyre afariste. Sipas vlerësimit të ekspertizës profesionale, me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave” duke e dëmtuar edhe buxhetin e Kosovës në vlerë prej 459.738.80 euro.
Lojërat e tilla të bashkëpunimit në mes të prokurorëve dhe gjyqtareve të lidhur me krimin e organizuar, gjithsesi se janë mënyra më perfide e amnistimit të krimit dhe përfitimit kriminal e pasurimit të tyre duke tregtuar e trafikuar drejtësinë kundrejt parave, dhe dëmtuar buxhetin e shtetit në bashkërendim me nëntokën kriminale, prandaj pikërisht të tillët duhet hetuar dhe vlerësuar ndër të parët, që nga dita e parë e miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit Anti-Mafia, për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Me një luftim e hetim serioz te krimit të organizuar në institucionet e Kosovës, do të fillonte një epokë e re e shtet ndërtimit të Kosovës, dhe me këtë edhe shteteve fqinjë të cilave do të ju epshim një mësim se si luftohet krimi i organizuar, sepse ky lloj i krimit është një grupim i krimeve më të rënda, prandaj këtë lloj krimi e kryejnë vetëm ata të fortit në ato institucione ku iu kanë besuar ato vende të punës që i kryejnë punët me „kravata dhe këmisha të bardha“, për ti mbuluar faqet e zeza.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".