![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/06/200x200_azilkerkuesit-shqiptare-587x2871638773174.jpg)
Lexoni edhe:
Kjo është alarmante, mbi një milion qytetarë e braktisën Kosovën të zhgënjyer nga politika që vetëm premton dhe mashtron!
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Britania e Madhe është një vend që ka kundërshtuar opsionin e ndarjes së meritorit të Kosovës në vija etnike dhe të çfarëdo korrigjimi të kufijve. Emërimi i diplomatit Stuart Peach ka shumë rëndësi që duhet Kosova ta shfrytëzoj në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe natyrisht forcon pozicionin e Kosovës në këtë proces dialogues.
-Emërimi i diplomatit Stuart Peach, si Emisar Special të Britanisë , për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, është një lajm i mirë për Kosovën, dhe kjo dëshmon se procesi I dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, po e merr një vëmendje më të madhe të faktorit ndërkombëtar, e që është fat i mirë për mbështetjen që do ta kemi në proces të ardhshëm të dialogut nga ana e aleatëve të Kosovës, si Britania e Madhe, e cila është një nga sponzoroizuesit e pavarësisë të vendit tonë dhe përkrahëse e fuqishme e integritetit territorial të Kosovës.
Britania e Madhe është një vend që ka kundërshtuar opsionin e ndarjes së meritorit të Kosovës në vija etnike dhe të çfarëdo korrigjimi të kufijve. Dhe kjo ka shumë rëndësi që duhet Kosova ta shfrytëzoj në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe natyrisht forcon pozicionin e Kosovës në këtë proces dialogues.
Gjithashtu emërimi i këtij emisari nga Britania, përpos që do të ndikojnë në përshpejtimin e dinamikës së dialogut Kosovë-Serbi për të arritur një marrëveshje të shpejtë dhe finale ndërmjet dy shteteve, tregon edhe një interesim të Britanisë së madhe për ta përforcuar rrolin dhe ndikimin e NATO-s në Ballkan, përballë një Rusie shumë agresive e cila nëpërmjet Serbisë, por edhe Republikës Serbe në BH, po tenton ta destabilizoj Ballkanin për t’I shtrirë interesat e saja gjeo-strategjike, që do ta mbante rajonin jo vetëm të tensionuar por edhe të ndarë nga BE-ja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".