Kjo është arsyeja e tradhtisë së Behgjet Pacollit për Kosovën!
Dardan Grapci
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Nuk është për t’u çuditur që Behgjet Pacolli po ia mban krahun Edi Rames dhe Aleksandër Vuçiqit, sepse mos të harrojmë që viteve të kaluara kur ka qenë President për një kohë të shkurtë, SHBA-ja e ka larguar nga posti duke e sjellë në vendin e tij, ish-Presidenten Atifete Jahjaga!
-Behgjet Pacolli njihet si person që gjithmonë ka pasur miqësi me Rusinë, duke filluar edhe aferën e dashurisë me ish tenisten Anna Kournikova, ku nga atje ka filluar që të investoj në një shtet pjesë e ish Bashkimit sovjetik, Kazakistanin. Duke e parë që Albin Kurti nuk po ka dëshirë të bashkëpunoj me të, Behgjeti vendos që si shenjë hakmarrjeje të jetë përkrah Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, si dhe duke i bërë thirrje Qeverise Kurti që ta pranojnë - "Minishengenin" (Open Balkan), se ashtu do të jetë më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Kështu duke e parë këtë situatë tejet të rrezikshme për vendin nga ana e Pacollit, unë i bëj thirrje AKI-së që të jep urdhër për largimin e tij nga Kosova dhe të ja ndalon hyrjen në Kosovë, Behgjet Pacollit dhe po ashtu të ja ndalon çdo aktivitet politik dhe veprimtari si biznesmen. Vetëm në këtë mënyrë Pacolli do ta ketë të pamundur që të përzihet në çështjet e brendshme politike të Kosovës dhe çdo manipulim me qytetarët për interesat e tij personal.
Andaj SHBA-ja duhet t’i bej presion Gjykatës themelore në Prishtinë për ta denoncuar Behgjet Pacollin si person që po tenton ta destabilizon situatën në Kosovë në emër të partisë së tij AKR dhe si aleat i Rusisë dhe i Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".