Lexoni edhe:
Prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e rrezikojnë shkatërrimin e shtetit!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Lojërat që po luhen tani rreth Asociacionit të komunave serbe, janë një pjesë e lojës të shfajësimit të atyre që e kanë nënshkruar këtë Asociacion në vitin 2013 dhe 2015, e që tani edhe mbas miratimit të këtij Asociacioni nga ana e Kuvendit edhe mund të thuhet se ky vendim është i plotfuqishëm nga ana e ndërkombëtarëve, edhe pse Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me 23 shkelje të neneve të Kushtetutës. Avokatinë për mbrojtje dhe me kërkesë të formimit të këtij asociacioni po e bënë Isa Mustafa si penzioner që është, duke dashur që ta shfajëson veten për këtë gabim historik e tradhtar të tij dhe të Hashim Thaçit, që historia do i gjykoj për këtë tradhti ndaj Kosovës.
Meqë tani Isa Mustafa, qoftë edhe si pensioner që është, duhet ta ketë të qartë se për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana e Kuvendit, sikur po propozon ai, duhet që Lista Serbe të voton me 2|3 për zhvlerësimin e vendimit të Asociacionit, dhe pa e dhënë një miratim me këtë përqindje nga ana e deputetëve serb assesi nuk mundë të zhvlerësohet Asociacioni serb. Duke e njohur qëndrimin e Listes serbe, nuk mundë të ndodhë një pajtim për zhvlerësimin e Asociacionit serb nga ana e deputetëve serb, pasi që edhe e tërë politika serbe e ka nën kontroll Listën serbe, që ka kontribuar që të ndodhë Republika Srbska në Kosovë, sepse vetëm me këtë Serbia do të mundë ti luan lojërat e saja sikur që po ndodhë ngjashëm me Bosnjën e Hercegovinën.
Tani Isa Mustafa që s’po rehatohet në poziten e tij si pensioner që është, tani i ka kërcënimet e tija nga ata që e kanë detyruar për ta nënshkruar këtë marrëveshje më heret, dhe nëse nuk insiston në këtë që të jetësohet Asociacioni, këto kërcënime mundë të vijnë edhe më të ashpra nga shërbimi sekret serb për të cilin ka punuar qysh nga herët ne moshe, sepse të gjitha të palarat e karrierës së tij mundë të ja qesin në shesh, dhe në të njëjtën kohë me qe disa si ky Isa Mustafa, që gjinden në burgun e Hagës, edhe ata mund t’i dërgojnë porosi të tilla që ta jetësoj atë vendim të Asociacionit, sepse edhe ata i kanë llogaritë e tyre, sepse dikur bash atyre iu jepte llogari të përpikta e maksimale dhe vepronte vetëm ashtu si i thoshin ata! Prandaj tani është e kuptueshme se sa e ulët dhe hipokrite është sjellja me presion dhe ultimatum kundër Qeverisë Kurti, nga ish kreu i LDK-s Isa Mustafa, njëherit ish-kryeministër i Kosovës, nënshkrues i marrëveshjes së asociacionit të komunave në vitin 2015, së bashku me Hashim Thaçin që tani po kërkon nga Albin Kurti me ngulëm të merr vendim të shpejtë dhe të prerë lidhur me këtë çështje, që ja kanë lënë në dorë si patate të nxehtë dhe nuk i kanë dhënë zgjidhje gjatë mandatit të tyre në bashkëqeverisje me PDK-në.
Në një deklarim për Media, ish kryeministri Mustafa dhe ish kryetar i LDK-së ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të hamendet shumë, se duhet të themelon Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013, ose ta nxjerr atë dhe ta anulon me votë në Kuvendin e Kosovës, duke e shpallur inekzistente, të pa pranueshme dhe të pa vlefshme për Qeverinë e tanishme të Kosovës. Sipas tij, s’ka alternativa tjera, meqë Asociacioni parashihet me një marrëveshje që e ka ratifikuar edhe Kuvendi i Kosovës gjatë mandati të tij në pozitën e kryeministrit.
Duke u shfajësuar për përgjegjësinë personale si ish Kryeministër, Mustafa ka thënë se Pataten e nxehtë e ka lënë Kuvendi i Kosovës me marrëveshjen e parë dhe Gjykata Kushtetuese, sepse pika e parë e marrëveshjes së vitit 2013, për normalizim të marrëdhënieve thotë se do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Gjithsesi se kjo është një lojë e diletantit politik i cili pasi është pensionuar, liruar nga përgjegjësia politike dhe institucionale, përgjegjësine që vetë historike që e ka të ngarkuar, po e hedh tek të tjerët duke i akuzuar si të pa përgjegjshëm dhe të dështuar, por me këtë po donë që ti bind ata për të cilët ka punuar, shërbimet sekrete serbe, se po e jep kontributin e tij për kërkesat e tyre, sepse edhe tani për tërë jetën, kur ju duhet „atyre“, duhet të punon për ta, sepse shërbimet sekrete janë të tilla që nuk qojnë dorë nga bashkëpunëtorët e tyre deri sa të jenë gjallë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".