Lexoni edhe:
Motër e vëlla bëjnë vetëvrasje - Zbulohen letrat që lanë viktimat
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Prokuroria e Kosovës me angazhimet e saja të deritashme po e mbyll edhe një vit të dështuar në trajtimin me prioritet të veprave penale të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe të Korrupsionit, vepra këto të fokusuara edhe nga Mekanizmi Përcjellës, me qëllim të përshpejtimit të procesit për përafrim dhe integrim në BE. Se ka ngecje të madhe në këtë proces, është konstatuar në mbledhjen e Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK) më 3 nëntor, ku ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishte raporti për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, për periudhën janar-shtator 2021.
- Të dhënat e fundit të publikuara nga KPK për veprat serioze të krimit të organizuar, dhe dështimi i zgjidhjes së tyre, janë serioze. Në këtë raport janë përfshirë të dhënat lidhur me zbulimin, hetimin, ndjekjen, gjykimin dhe vendimet përfundimtare për lëndët me veprat penale karakteristike ku bëjnë pjesë armët, drogat, kontrabandimin me emigrantë, krimi i organizuar, korrupsioni, shpëlarje të parave te pista nga krimi, trafikim me njerëz, krimet ekonomike dhe nxitja e urrejtjes.
Motër e vëlla bëjnë vetëvrasje - Zbulohen letrat që lanë viktimatLexoni edhe:
Referuar raportit 9 mujor, brenda periudhës janar-shtator 2021, prokuroritë e vendit kanë pasur në punë gjithsej 3566 lëndë të veprave penale karakteristike me kryerës të njohur, ndërsa kanë arritur që t’i procedojnë afërsisht vetëm gjysmën e tyre, ose më saktësisht 1456 lëndë. Nga numri total i lëndëve të procedura, pra nga ato 1456, pak më shumë se në gjysmën e tyre, apo saktësisht në përqindje, në 63% të tyre vetëm është ngritur aktakuzë, në 15% të tyre ka pasur pushim të hetimeve, dhe në 15% të lëndëve të tjera ka pasur hedhje të kallëzimit penal. Sipas raportit, parashtruesit e kallëzimeve penale për veprat penale karakteristike të kësaj fushe janë kryesisht institucionet publike me 93.54% ndërsa qytetarët më 6.46%.
Tutje, sipas raportit, gjatë kësaj periudhe raportuese, gjykatat kanë marrë 492 vendime për të akuzuarit për veprat penale karakteristike të këtyre fushave, ku në 87.20% të rasteve është marrë aktgjykim dënues, ndërsa aktakuza është hedhur para shqyrtimit gjyqësor në afërsisht 4% të rasteve, derisa në 5% të rasteve, të akuzuarit për veprat penale karakteristike janë liruar nga akuza.
Raporti konstaton edhe një dështim serioz të prokurorëve për t’i fituar rastet e tyre duke i mbrojtur me fakte, ato para gjykatës, kushti që ankesat e prokurorëve ndaj vendimeve negative të gjykatave, hedhjes së aktakuzave, janë parashtruar 56 ankesa, por shumica janë refuzuar përsëri, ndërsa nga ana e gjykatave janë pranuar vetëm 2 prej tyre.
Këto fakte, sikur që u shpjeguan, flasin për këto të dhënë zyrtare të raportit të KPK-së për dështimin që po e përcjell Prokurorinë e shtetit, në të gjitha nivelet, prandaj reformimi dhe ndërhyrja me VETTING vjen e bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm dhe sa më urgjent.
Prandaj duhet te punohet ma seriozisht qe ligji i Vetting-ut, sa me pare te miratohet, dhe njëherë e përgjithmonë te spastrohen institucionet e drejtësisë nga njerëzit që këto institucione i kanë sjell deri në këtë nivel të vetkriminalizuar, prandaj është iluzion të mendohet se edhe pa miratimin e ligjit të Vetting-ut, institucionet do të pastrohen nga krimi që i kanë kapluar e kapur deri ne fytin e tyre!!!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".