Lexoni edhe:
Një armatë e tërë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës në aksion!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kjo Listë e Zezë tani SHBA-ve, për njerëzit e inkriminuar në krimin e organizuar qe dy dekada, është një ndihmë për neve kosovarëve, sepse ne tani deri më tani nuk u treguam të fortë dhe të përpiktë me ligjet, që ta luftojmë këtë lloj të krimit, aq më pak në atë pjesë të veriut të Kosovës, prandaj është Lista e Zezë e SHBA-ve ajo që definitivisht pas 22 viteve i vënë gishtin mbi “i” krimit të organizuar me çerdhe në Veri të Kosovës, e ku për krye protagonistë janë goditur fillimisht bajraktarët e krimit e të kontrabandës për 20 vite - Zvoko Veselinoviq dhe Milan Radoiqiq dhe grupit të tyre kriminal.
Kjo goditje e parë është paralajmërim i fillimit të zbërthimit të nëntokës kriminale që ka vepruar në bashkëpunim me të gjitha strukturat e nëntokës kriminale, legale dhe ilegale në politikën e inkriminuar që e qeverisi Kosovën për dy dekada, duke përfshirë edhe SHIK-un ilegal e para-institucional të instaluar që nga pas lufta në vitet 1999-2000, në kohën e QPK-së që vazhdoi e u forcua dhe konsolidua pa pengueshëm deri në ditët e sotme, duke e dëmtuar për 22 vite shtetin e Kosovës për rreth 100 miliardë euro.
Një armatë e tërë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës në aksion!Lexoni edhe:
Tani është momenti i duhur që Qeveria-Kurti e Kosovës, dhe ministrja e drejtësisë të fillojnë urgjentisht, të fillojnë që përveç Ligjit Vetting në drejtësi, të hartojnë edhe legjislacionin tjetër shtesë të hetimit e zbulimit të gjerë të krimit me bazë të gjerë në të gjitha institucionet në të gjithë territorin e vendit pa dallim, dhe së bashku me Policinë, PSRK-në AKI-në dhe në bashkëpunim me inteligjencën ndërkombëtare që ka zbuluar këtë fill të grupit kriminal i cili ka vepruar për dy dekada i pa penguar dhe në bashkëveprim edhe me strukturat e politikës në pushtet, ti nxjerrin e zbulojnë të gjitha kokat e krimit e të kontrabandës sepse nuk duhet lejuar asnjë ditë më tutje për të vazhduar, funksionuar e mbijetuar këto struktura kriminale e bashkëvepruese të krimit të organizuar që nga niveli lokal komunal, deri në atë qendror nëpër çdo ministri, në kryeministri e deri në presidencën e shtetit. Obligimet që dalin nga Qeveria në mbështetje të kësaj politike të vonuar janë serioze dhe megjithatë të mirëseardhur të SHBA-ve për denoncim dhe distancim nga politika e krimit në këtë pjesë të rajonit Ballkanit.
Gjithsesi se duhet tani që edhe subjekti politik që është pjese e kuvendit të kërkohet nga komisioni për mandate dhe imunitet si dhe nga KQZ- ja fillimin e procedurave për të përjashtuar nga jeta publike subjektin politik "Lista Serbe" që është kryekëput segment i prodhuar dhe stimuluar nga SHIK-u ilegal dhe partitë ne pushtet për 20 vite. Ehte e kuptueshme se duhet që përmes mekanizmit të saj ekzekutive ( MD,AKI ,PK ) të kërkojë që të fillojnë shkëmbimin e informacioneve relevante me Departamentin e SHBA-se mbi publikimin e listës se zezë, ku është i përfshirë një nënkryetar i një subjektit politik institucional në atë listë, por edhe zyrtar dhe lider të subjekteve të tjera politike e qeverive të kaluara të kontrolluara nga nëntoka e krimit të organizuar.
Gjithsesi se duhet të fillojnë tani hetimet penale mbi të gjithë personat të cilët janë qytetar të Kosovës dhe që janë publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikanë në listë të zezë, por edhe atyre që do të publikohen në vijim, e ku për të gjitha këto zhvillime mbetet të shihet reagimi institucional nga ana e Qeverisë se Kosovës, qeveri e cila ka mandat, ka kapacitete për të vepruar, por qe ka edhe votën në parlament për të votuar.
Tani kur i kemi argumentet nga shteti mik për krimin e organizuar në ato pjesë më pakëz të kontrolluara nga qeveritë e deritashme të Kosovës, dhe me identifikimin e këtyre personave si kryesorët e krimit të organizuar, personave me identitetin e tyre, e sidomos për personat që e mbikëqyrin dhe e zhvillojnë krimin e organizuar qe dy dekada, tani ka lëshua rrënjë në pjesën e veriut, dhe po këta persona serb si Veselinoviqi dhe Radojqiqi dhe të tjerë, tani me identitetin e njohur për Qeverinë Kurti, duhet të shqyrtohet edhe përgjegjësia e subjektit politik Lista serbe në Kuvendin e Kosovës.
Nuk mundë të kalohet pa u analizuar dhe sanksionuar pozicioni i këtij subjekti politike kur dihet se këta persona e kanë ndikimin e plotë në Listën serbe, dhe kjo Listë që i ka gjithë ato kompetenca në Kuvendin e Kosovës që pa 2/3 e pëlqimit të kësaj Liste nuk mundë të ndërrohen vendime të ndryshme që ua garanton Kushtetuta e Kosovës dhe po e abuzojnë pozitën për interesin e tyre.
Tani kur definitivisht është e qartë se personat në fjalë qenkan kryesorët e krimit të organizuar, dhe kur ata janë të lidhur dhe me ndikim të lartë në Listën serbe, duhet të hulumtohet dhe të kërkohet ndërrimi i kushtetutës për ato kompetenca aq të mëdha që i ka kjo Listë, e që qenka edhe ajo e përzierë në krim të organizuar, sepse krimi i organizuar duhet të luftohet pamëshirshëm në të gjitha institucionet e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".