Lexoni edhe:
Bashkë me Radojqiqin dhe Veselinoviqin në krim të organizuar në Kosovë operuan edhe strukturat e QPK-së dhe SHIK-ut ilegal!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Futja e kriminelëve të veriut në listën e personave kriminele, që është lista e zezë, është edhe një momentumi i ri shumë i përshtatshëm që organet e Kosovës të veprojnë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin, kontrabandën e të gjitha të këqijat që po ndodhin tash e dy dekada me theks të veçantë në Veri të Kosovës, në këtë pjesë të territorit të Kosovës të populluar me shumicë serbe.
Me atë akt të futjes së figurave politike e të biznesit në listën e zezë të SHBA-ve, është hapur rruga e veprimeve të shtetit. Shteti ligjor duhet të veproj në dy drejtime:
1. Në kapjen e kontrabandistëve në Veri dhe kudo ku paraqitet krimi dhe
2. Bëj shikimin dhe analizimin e "Listes Srpska" për ta shpallur atë subjekt politik antikushtetues, kuptohen me ligj.
Këto dy rrugë janë të domosdoshme, në mënyrë që edhe në veri të shtrihet pushteti dhe shteti i së drejtës.
Te "Lista Srpska" janë gjithashtu edhe disa fakte që duhet marrë parasysh:
Së pari, mendoj në faktin se ky subjekt dhe elementët e këtij subjekti janë të lidhur dhe varen kryesisht nga kontrabanda dhe kriminelët që janë futur nga administrata e Z. Baiden në listën e zezë. Po ashtu, ky subjekt nuk e ka pranuar kurrë Republikën e Kosovës.
Së dyti, askund në veri nuk ka shtet të Kosovës. As edhe flamuri i Republikës nuk gjendet. Atje ka pushtet të Serbisë. Për të pasur sukses lypset të veproj sistemi i drejtësisë ndaj këtij subjekti dhe udhëheqësve të tyre. Kjo per faktin se këta janë shkelësit më të ashpër të Kushtetutës së Kosovës.
Nuk ka rast që nuk shkelin ligjet e Republikës së Kosovës. Fakte ka mjaftë, por duhet të veproj edhe gjyqësori dhe edhe vetë Kuvendi i Kosovës. Ata janë deputet në këtë Kuvend dhe këtej duhet të merren masa konkrete kundër tyre. Baza ligjore ka. Mbetet të veproj shteti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".