Lexoni edhe:
Bashkë me Radojqiqin dhe Veselinoviqin në krim të organizuar në Kosovë operuan edhe strukturat e QPK-së dhe SHIK-ut ilegal!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Lista me emrat e kriminelëve serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, erdhi si një kumtë i bardhë, që zbërtheu përfundimisht ENIGMËN e piramidës kriminale shqiptaro-serbe, të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq e Millan Radoiçiq dhe të imponuar e mbrojtur nga renegatët shqipfolës, si kolona e pestë e Vuçiqit, në veriun e vendit tonë, për ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit të pavarur të Kosovës, nga dyshja e ideatorëve famëkeq, krimineli Aleksandër Vuçiq dhe kuislingu Hashim Thaçi.
-Lista e zezë e Departamentit të SHBA-ve, erdhi si sihariq për zgjimin shqiptarëve të dehur, nga gremina politike, ku i ka katandisur tash e dy dekada letargjia kriminale e partive të inkriminuara. Lista e Zezë e SHBA-ve, vërtetoi edhe njëherë më tepër, se heronjtë e vet proklamuar nuk ishin asgjë më pak se armiqtë më të përbetuar të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, të vënë në shërbim të krimit, Serbisë dhe serbosllavizmit,të cilët i kishin vënë vetes për detyrë, shitjen e tokave tona, plaçkitjen,varfërimin , shpërnguljen e shqiptarëve, ndarjen e vendit dhe shuarjen e shtetit të Kosovës.
Edhe vet “Lista serbe” lindi si falangë agjenturore ultra serbe e para programuar për veprime të hapura ekstremiste dhe konspirative kundër tërësisë territoriale dhe vazhdimësisë së shtetit të Kosovës, çuditërisht e mbrojtur dhe mbështetur "nën hije" nga mafio-oligarkët e korruptuar dhe politikanët e kriminalizuar shqiptar, deri te ish presidenti kuisling dhe kryeministri sharlatan i vendit, pa të cilët, udhëheqësit e bandave Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq, dhe grupet e tyre kriminale të kontrolluara nga Vuçiqi dhe Serbia okupatore, në asnjë mënyrë, nuk do të mund të vepronit të lirë, kaq gjatë në Kosovë.
Ngrehinë hibride e imponuar gjysmë legalisht në Veriun e Kosovës, që në kohën e të ashtuquajturës QPK, nga politika e inkriminuar që qeverisi në mënyrë arbitrare Kosovën, për tu forcuar dhe konsoliduar pa pengueshëm deri në ditët e sotme, e cila, si dorë e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit, ka vepruar e lirë dhe pa asnjë pengesë, falë mbështetjes në vijimësi nga udhëheqësit kryesor të shtetit dhe strukturat legale e gjysmë legale që mbinë menjëherë pas lufte në truallin e Kosovës, si SHIK-u ilegal e para-institucional, që gati quan, në ndarjen edhe de-fakto të Kosovës, pa u ndjekur as dënuar kurrë dhe nga askush fare.
Duke pasur parasysh se për ato që ndodhën në Kosovën e pasluftës, nuk është fajtor vetëm Beogradi zyrtar, por më tepër politikanët e shitur shqiptar që tradhtuan interesat e Kosovës dhe bashkëpunuan publikisht, për 20 vite me krimin e organizuar serb, të cilët llogaritet se dëmtuan shtetin e Kosovës për mese 100 miliard euro, nisur nga komunikata e Departamentit të Thesarit të ShBA-së, ku thuhet se, grupi kriminal i serbëve të veriut, ka komplotuar me politikanë të ndryshëm shqiptar, lista e zezë e Departamentit të SHBA-ve duhet të zgjerohet me emrat e pushtetarëve të kriminalizuar shqipfolës që u vunë në shërbim të kriminelëve serb të veriut, shitën interesat e popullit dhe vendit të vet, dhe vunë qëllimisht në rrezik gjithë shtetin e Kosovës.
Konfiskohen mbi 45 kg drogë, arrestohen 6 personaLexoni edhe:
Kështu që sapo të përfundojnë hetimet e nisura më herët, në javët dhe muajt e ardhshëm pritet dhe duhet patjetër, që në listën e të sanksionuarve të SHBA-ve, të përfshihen jo vetëm emrat e grupeve dhe individëve serb, që ishin të përfshirë në krim të organizuar por edhe njerëz të fuqishëm të biznesit dhe të politikës së inkriminuar të cilët kooketuan me bandat serbe të veriut, të cilët për gjithë këto vite, edhe janë bërë pengesë e pakapërcyeshme, e proceseve të dekriminalizimit në Kosovë që nga paslufta e këndej.
Kurse ajo që habit të gjithë qytetarët, është fakti se me gjithë lajmin e mirë që Lista e Zezë e SHBA-ve, pas pritjes mbi 22 vjeqare, përfundimisht, i vuri-vet shkelmin dhe goditi rëndë mu në kokë protagonistët e kontrabandës dhe krimit të organizuar me në krye Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, që per 20 vite me radhë - çerdhen e kishin në Veri të Kosovës, çuditërisht, vetëm pse kuislingu Thaçi dhe ish kryeministri Haradinaj ishin në koketim të vazhdueshëm me kriminelët Veselinoviq dhe Radoiçiq, për të gjitha këto heshti edhe AKI-ja, heshti Prokuroria dhe gjyqësia inekzistente e Kosovës të cilat ishin dhe mbetën të kapura dhe të korruptuara deri në fyt, nga politikanët e kriminalizuar të Kosovës si Thaçi me shokët e vet.
Prandaj duke qenë se krimi i organizuar i bandave kriminale serbe të veriut është mbrojtur në vijimësi nga politikanët e shitur shqiptar dhe ish udhëheqësit më të lart të shtetit, të cilët veriun e Kosovës, për dy dekada me radhë, e kthyen në oazë të kontrabandës dhe krimit të organizuar, për përfitime personale në kurriz të shtetit të Kosovës, është momenti vendimtar, që edhe Qeveria e Kosovës dhe ministrja e drejtësisë së bashku me Policinë , PSRK-në AKI-në, në bashkëpunim me inteligjencën ndërkombëtare që ka zbuluar dhe zbërthyer gjithë këtë lëmsh kriminal ta bëjë punën e saj.
Ti zbulojnë të gjitha kokat e krimit e të kontrabandës, për ti shkatërruar njëherë e mirë të gjitha grupet dhe strukturat e rrjeteve kriminale serbe me bashkëpunëtorët dhe mbrojtësit e tyre shqipfolës, që nga niveli lokal e deri në atë qendror, nga ish kryeministria dhe deri te ish presidenti i inkriminuar, i cili në fund , tentoi edhe ta ndante e copëtonte dhe shuante tërësisht vijimësinë e shtetit të Kosovës!
Obligimet që tani dalin para Qeverisë në mbështetje të politikës së mirëseardhur të SHBA-ve, janë aq të mëdha e serioze, sa që urgjentisht duhet vënë në veprim KQZ-ja si dhe komisioni për mandate dhe imunitete, për fillimin e menjëhershëm të procedurave për përjashtimin nga Kuvendi, jeta publike dhe politike, të dorës së zgjatur të Vuçiqit dhe filialin e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit e Milan Radoiçiqit, të ashtuquajturën "Lista Serbe" që është kryekëput segment i prodhuar dhe stimuluar jo vetëm nga Serbia por edhe nga SHIK-u ilegal dhe partitë e inkriminuara të cilat sunduan Kosovën për mese 20 vite!
Madje përpos denoncimit dhe distancimit nga bandat serbe dhe politika e krimit të organizuar, përveç Ligjit Vetting në drejtësi, është e nevojshme të hartohet sa më shpejtë edhe legjislacioni shtesë për hetimin dhe zbulimin e krimit me bazë të gjerë në të gjitha institucionet dhe territorin e vendit tonë, pa dallim.
Sepse siç del edhe nga komunikata e Departamentit të Thesarit të ShBA-së, grupi kriminal i serbëve të veriut, ka komplotuar me politikanë të ndryshëm shqiptar dhe në disa marrëveshje të ashtuquajtura "quid pro quo", apo “për secilin ngapak”, ka futur edhe ryshfetin, për çka zyrtarët kosovarë të sigurisë kufitare në fund të vitit 2017, kanë lejuar kalimin e kontrabandistëve ndërsa në fillim të vitit 2019 edhe operacionet e tyre të kontrabandës nga Serbia, në kooketim me ish udhëheqës të lartë shqipfolës, që për parat e kriminelëve serb, shitën interesat e popullit dhe vendit të vet, duke vënë qëllimisht në rrezik gjithë shtetin e Kosovës.
Kështu që, përmes mekanizmave të saj ekzekutive ( MD,AKI ,PK ) Qeveria e Kosovës duhet të fillojë urgjentisht shkëmbimin e informacioneve relevante me Departamentin e SHBA-ve mbi publikimin e listës se zezë, pasi që në listë është i përfshirë edhe një nënkryetar i një subjektit politik institucional, si dhe zyrtar e lider të subjekteve të tjera politike të qeverive të kaluara të kontrolluara nga nëntoka e krimit të organizuar.
Dhe të fillojnë sa më parë hetimet penale mbi të gjitha grupet dhe individët e inkriminuar, qytetar të Kosovës, emrat e të cilëve janë publikuar në listë të zezë, të Departamentit të Shtetit Amerikanë dhe të atyre që do të publikohen në vijim, nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila ka obligim ligjor, kapacitete shtetërore e legjislative dhe mandatin nga populli i Kosovës për të vepruar, si dhe vota të mjaftueshme për ti votuar të gjitha këto edhe në parlament.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".