Lidhja dhe ndikimi i oligarkëve mafioze në vendimet politike e në biznes, një pistë tjetër e hetimit pas Listës së zezë amerikane me emrat e Veselinoviqit e të Radojqiqit!

Lidhja dhe ndikimi i oligarkëve mafioze në vendimet politike e në biznes, një pistë tjetër e hetimit pas Listës së zezë amerikane me emrat e Veselinoviqit e të Radojqiqit!
Lidhja dhe ndikimi i oligarkëve mafioze në vendimet politike e në biznes, një pistë tjetër e hetimit pas Listës së zezë amerikane me emrat e Veselinoviqit e të Radojqiqit!

Hasan Preteni

  • 14 December 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Lufta kundër së keqes nuk duhet të ketë karakter etnik, biznesi-krimi nuk ka etni e as kufi. Tereni ka filluar të pastrohet, duhet të veprohet menjëherë që organet e rendit, policia në rend të parë të filloi punën. Në zhargonin sportiv " Referi akordoi penalti dhe i largoi disa lojtar, portieri i dobët, tereni vendor dhe tani të gjendet një i vendosur të shënoi gol"!

Në Kosovë lirshëm veprojnë udhëheqës të grupeve kriminale, e disa janë edhe zyrtarë që para shumë vitesh janë shpallur persona "Non Grata". Duhet të sqarohet tani se cilët janë "të padëshiruar” në aspektin politik e cilët në aspektin ekonomik, edhe pse vështirë të ndahen. Këta të fundit,të pjesës veriore u shpallen të padëshiruar nga Thesari i shtetit, biznese kriminale të personave të lidhur ngushtë me politikën, me oligarkët.

Kjo është një fillim i mbarë dhe një krijimi të parakushteve për veprime të mëtutjeshme. Menjëherë, edhe pse nuk kemi OSHP, është kompetencë e Organit Shqyrtues të Prokurimit që të shpallë listën e zezë të kompanive,të ju ndalohet të gjithë operatorëve ekonomik në Kosovë që të punojnë me ta.

Hapat tjerë që duhet ndjekur është auditimi financiar i të gjitha ndërmarrjeve që kanë punuar me firmat e padëshiruara. Lidhja ose ndikimi i oligarkëve në vendimet politike është një pistë tjetër e hetimit. Nënkryetarit të një partie me shumë biznese kriminale duhet ti ndalohet veprimi politik. Parti me titullarë kriminel.

Lufta kundër së keqes nuk duhet të ketë karakter etnik, biznesi-krimi nuk ka etni e as kufi.

Tereni ka filluar të pastrohet, duhet të veprohet menjëherë që organet e rendit, policia në rend të parë të filloi punën. Në zhargonin sportiv " Referi akordoi penalti dhe i largoi disa lojtar, portieri i dobët, tereni vendor dhe tani të gjendet një i vendosur të shënoj gol"!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".