Lexoni edhe:
Pas goditjes zyrtare nga Uashingtoni, të emëruarit në listën e zezë i pret Izolimi dhe hetimi serioz nga PSRK!
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Serbia gjithmonë ka qenë e përkëdhelura e Bashkësisë Ndërkombëtare. Me theks të veçantë e Bashkimit Evropian. Edhe pse është fajtore për vdekjen e mbi 350 mijë njerëzve në disa luftëra të Ish Jugosllavisë, jo që nuk u ndëshkua kurrë, përkundrazi, u shpërblye vazhdimisht. Kurse ne vazhdimisht u ndëshkuam nga BE-ja.
- Mjafton ta përmendim izolimin 22 vjeçar. Ndëshkim më të madh s'ka ku të shkojë. Nuk do ta quaja reagim, sepse nëse BE dhe SHBA e kanë seriozisht me reagimin ndaj Serbisë që gjithmonë i mohon masakrat e kryera në Kosove, Serbia nuk do të guxonte më të mohonte asgjë. Meqë e duan Asociacionin e komunave me shumicë serbe le ta bëjmë, por ashtu siç thotë Kushtetuta e Republikës se Kosovës. Në të kundërtën jo, sepse bëhemi një Bosnjë e dytë. Atëherë s'ka çfarë na duhet shteti. Edhe një gjë. Një Asociacion duhet të themelohet edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Me Serbinë reciprocitet pikë për pikë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".