Lexoni edhe:
Qeveria Kurti me ligj kundër financimit të partive politike nga paratë e pista të krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në kuadër të punës së partive politike, jo vetëm në Kosovë, por kudo, nuk ka rast që të kemi të dhëna të qarta se si dhe nga kush financohen ato. Është gjë e ditur botërisht se ato parti marrin mjete edhe nga burimet legale dhe edhe nga ato ilegale. Por, kurrë nuk dihen se nga kush dhe si financohen.
-Në Kosovë kemi po kështu një gjendje ku partitë politike financohen nga shumë burime. Kurrë dhe në asnjë rast nga partitë nuk është raportuar gjendja reale. Kjo nuk do të ndodhi as në të ardhmen. Projektligji që po përgatitet për financimin e partive politike do ti vë disa korniza financuese të tyre, por nuk do të arrij të ndalojë a kufizojë financimet ilegale. Projektligji mund dhe duhet të rregulloj financimin e partive politike nga shteti.
Financimet tjera dhe burimet nga vijnë ato nuk arrijnë. Kjo është në kontekst të financimit të shtetit e mirë. Mirëpo, pa vullnet të partive politike, financat tjera jashtë shtetit, nga subjektet fizike dhe juridike, kurrë nuk mundë të sanksionojë burimin e tyre. Partitë nuk bëjnë raportime adekuate. Vetë fushatat elektorale tregojnë tre a katërfishin e shpenzimeve kundruall raportit financiar të partive, e bëjnë partitë dhe kandidatët në fushatë. Këto nuk raportohen. Shteti nuk ka mundësi ti hetoj. Për këtë nuk ka përgjegjësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".