
Thirrje serioze Kryeministrit Kurti: Mos mungo në Tiranë, shko tregoje qëndrimin e Kosovës në takimin për Ballkanin e Hapur!


Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-MUhamet Kelmendi
Z.Kurti duhet domosdo të shkon në Tiranë dhe në takimin me krerët e "Ballkanit të Hapur" të shprehi qartë qëndrimin e Kosovës për të u njohur si shtet nga Serbia, si formë e vetme e raporteve. Nuk duhet lëshuar rasti! Kjo nuk d.m.t.h që Kosova të anëtarësohet. Jo. Por, kjo i tregon popullit shqiptar në Shqipëri, rrugën e dëmshme që ka marr z.Rama në këtë çështje, duke bashkëpunuar me kriminelin Vuçiq.
Pjesëmarrja është vendi i shprehjes së pikëpamjeve të Kosovës për "Ballkanin e Hapur", për dialogun me shtetin serb dhe vend për të treguar edhe një herë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Besoj, pra, se kjo ndikon tek shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë, kuptohet edhe më gjerë, se me shtetin kriminal serb dhe kriminelin Vuçiq nuk ka "Ballkan të Hapur". Tema ka...! Kjo nuk e dëmeton fare Republikën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".