Lexoni edhe:
Presidenca sllovene e BE-së s’arriti të bëjë asnjë hap për liberalizimin e vizave për Kosovën
Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi
Asociacioni i komunave me shumicë serbe është nënshkruar nga qeveritë e mëhershme, respektivisht nga ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Në anën tjetër Bashkimi Evropian po insiston qe ky Asociacion të bëhet me kompetenca ekzekutive, gjë që është antikushtetuese.
Evropa gjithmonë ka vepruar me standarde të dyfishta kur jemi në pyetje ne shqiptaret. Do të bëheshim një Bosnje e dytë nëse e pranojmë një Asociacion të tillë. Po cfar’ duhet të bëj kryeministri Kurti në këtë rast?
Ta dërgoj për aprovim në Kuvend sipas Gjykatës Kushtetuese. Pastaj me të njëjtën ta themeloj këtë Asociacion, por jo pa një të tillë edhe për tre komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Do të ishte gabim i madh. Kurse opozita duhet ta mbyll gojën për pisllëqet që i ka bërë për më shumë se dy dekada. Nënshkrimet e tyre na kanë nxjerrë telashe të mëdha, duke pranuar Asociacion që do ta degradonte e zhbënte shtetin e Kosovës në rast se do të bëhej!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".