Lexoni edhe:
Abuzuesit e Fondit 3% dhe Vendlindja thërret duhet të ndiqen e të dënohen, jemi shtet dhe hajnat nuk guxojnë të amnistohen!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Në këto rrethana tani kur po punohet në luftimin e të gjitha të këqijave ne vendin tonë, nga kjo qeveri në pushtet, është pikërisht momenti i duhur që pas marrjes së dritës së gjelbër nga ana e Ministrisë së drejtësisë për reformën në drejtësi, me rekomandimet të qarta nga Komisioni i Venecias , pastrimi dhe reformimi paraveting të fillon pikërisht e menjehere nga KPK-ja, që është “servili” kryesor i furnizimit me lëndë të pretenduara penale, për Gjyqësorin, edhe atë njësoj të ndikuar dhe instrumentalizuar fort nga krimi i organizuar!
-Situata kriminale e krijuar që nga çlirimi e deri më tani nëpër institucionet e drejtësisë, është tepër alarmante dhe vështirë e përmirësueshme. Këtë po dëshmojnë shumica e rasteve të iniciuara të kallëzimeve penale për krim të organizuar dhe korrupsion, të ngritura prej Prokurorisë Speciale, por të rrëzuara nga gjykatat për “mungesë” provash. Kjo po dëshmon se humbja e betejës nga drejtësia në këtë fushë është rezultat i lidhjes së ngushtë të organit të akuzës me krimin, pasi që qëllimisht, për të ja bërë avokatinë mbrojtëse, përgatiten edhe kallëzimet penale sa për sy e faqe, sa për statistika në shifra të raporteve vjetore dhe arsyetim të pagave për “punën” që ju është besuar.
Ndryshe nuk mundë të arsyetohet as rasti më i freskët i propaganduar me plot pompozitet në komunën Pejës, arrestimi i drejtorit të Inspekcionit lidhur me shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lejet ndërtimore i cili u akuzua me shumë pompozitet, por në fund, në procesin kundër tij munguan provat dhe u lirua.
- Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurit Demë Dashi për shkak se nuk është argumentuar se i njëjti e ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Për çka ishte akuzuar dhe arrestuar.
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore nga data 07.05.2014 e deri me datë 14.11.2016, i pandehuri Dashi duke qenë në pozitën e personit zyrtar dhe atë të Drejtorit të Drejtoratit të Inspekcionit Komunal, pranë Komunës së Pejës, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, ashtu që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtimin Nr. 04/L-110 të datës 03.07.2021, si dhe nenin 62 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, duke lejuar ndërtimin e 14 objekteve, banesore dhe afariste pa leje, përkatësisht tejkalim të lejeve urbanistike, duke ju mundësuar përfitime të kundërligjshme pronarëve-investitorëve të atyre objekteve. Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer vepër penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së, por në procesin gjyqësor ndaj të njëjtit, për një akuzë aq serioze, Prokuroria ka dështuar për të ofruar provat, prandaj i akuzuari për një mega skandal kaq të madh të pretenduar, edhe është liruar nga gjykata meqenëse nuk është provuar se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Ky është vetëm një rast model pasi që pothuajse të gjitha rastet e ngjashme të kësaj natyre po marrin epilogun e njëjtë.
Se Prokuroria duhet të Pastrohet, lirohet nga jo profesionistët dhe shërbëtorët e nëntokës së krimit të organizuar dhe mafio politika, flet edhe rasti tjetër i dështimit për ta mbrojtur kallëzimin skandal penal para gjykatës, e që ka të bëjë me akuzat e shpifura për terrorizëm, që i bëjnë hije akoma më të keqe shtetit të Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.A për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, nga neni 143 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku edhe në këtë rast i akuzuari është liruar nga akuza konform dispozitës 364, “pasi që gjykata nuk ka gjetur prova për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë.
Në këto rrethana tani kur po punohet në luftimin e të gjitha të këqijave n vendin tonë, nga kjo qeveri në pushtet, është pikërisht momenti i duhur që pas marrjes së dritës së gjelbër nga ana e Ministrisë së drejtësisë për reformën në drejtësi, me rekomandimet të qarta nga Komisioni i Venecias , pastrimi dhe reformimi paraveting të fillon pikërisht nga KPK-ja, që është “servili” kryesor furnizimit me lëndë të pretenduara penale, për Gjyqësorin, edhe atë njësoj të ndikuar dhe instrumentalizuar nga krimi i organizuar.
Dhe ky moment duhet të shfrytëzohet dhe bash nga KPK-ja të fillohet spastrimi i atyre që deri tani ishin shërbëtor të krimit të organizuar dhe atyre që i kanë emëruar në ato poste të rëndësishme, dhe me këto veprime edhe do të fillohet spastrimi i njerëzve të kriminalizuar, e sidomos edhe miratimi Vettingut do të kontribuoj që të gjitha institucionet e drejtësisë të spastrohen, që shteti më në fund ta merr kahen e spastrimit të të gjitha vendeve të punës në shtyllën kryesore të shtetit, atë të drejtësisë, dhe që drejtësia në të ardhmen të merret vetëm me zbatimin e ligjeve që i obligon këto institucione, që ti jetësojnë ligjet në fuçi me zbatim praktik nëpër këto institucione.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".