Lexoni edhe:
Behgjet Pacolli ndër të dyshuarit kryesor, bashkëpunëtor i UDB-së në vrasjen e patriotve shqiptarë të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka- më 17 janar të vitit 1982!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Dëshmitar të kohës që jetojnë sot dhe veprojnë në Perëndim, kanë filluar të ofrojnë dëshmi të kohës, të shtypit të huaj dhe institucioneve të besueshme të shtetit gjerman, për përfshirjen e Pacollit në agjentura të UDB-së dhe bashkëpunimin e tij direkt në likuidimin e veprimtarëve të ndryshëm, në mesin e të cilëve përmenden edhe Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Gjithsesi se duhet të merret Prokuroria Speciale e Kosovës dhe AKI-ja, në bashkëpunim me Interpolin dhe shërbimet e sigurisë e të hetuesisë të shteteve në të cilat ka qarkulluar Pacolli, dhe janë ngritur këto dyshime, qoftë në shtypin e kohës, qoftë edhe me dosje zyrtare të hartuara por të pushuara nga ndikimi i UDB-së serbe, që të nxirret e vërteta e kaluar në shesh dhe zbardhja e krimit ta merr edhe epilogun e ndëshkimit edhe në Kosovë.
-Nëse Kosovën nuk e udhëheqin njerëz të pastër politikisht, moralisht, materialisht dhe në të gjitha aspektet, ne nuk do të ndërtojmë shtet të shëndetshëm dhe të dashur për qytetarët e Kosovës. Sistemi i kaluar na jep mësime në çfarë situate dhe niveli ishim në atë shtet të qujtur Jugosllavi, kur në tërësi si komb shqiptarët ishim populli i tretë në atë shtet, duke marrë parasysh shqiptarët gjithandej ku kanë jetuar, si në: Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe në të gjitha trevat e Jugosllavisë, dhe asnjëherë nuk ishim Republikë si tjerat Republika që ishin 6 të tilla, por ishim vetëm autonomi.
Arsyeja ishte sepse serbët e kishin frikën e Republikës së Kosovës, e që me krijimin e saj do të shpërbëhej e tërë Jugosllavia, sepse dihen ato të këqija të Serbisë që na i ka bërë qysh edhe nga vitet e 1878 e deri edhe mbas luftës së dytë botërore se çfarë gjenocidi kanë krye ndaj popullit tonë dhe sa territoret na i kanë uzurpuar-okupuar, e që edhe sot janë nen qeverisjen e Serbisë. Ishte shërbimi sekret dikur në kohën e Rankoviqit- UDBA, e mbas ramjes së tij 1966, ky shërbim quhej Shërbimi Sekret (DB) ai që punonte dhe e përcillte situatat politike në tërë territorin e Jugosllavisë.
Ky shërbim investonte në ato kuadro zyrtare që ishin sekret për ruajtjen e territoreve të Jugosllavisë, por pretekst kryesor ishte Kosova sepse gjithnjë ekzistonin dyshime se kjo Kosova me banorët e sajë shumicë shqiptar, paraqet rrezikun e ndarjes nga shteti Jugosllav, me që populli shqiptar s’kishin asgjë të përbashkët me popullatën sllave, prandaj mbikëqyrja e shtetit Jugosllav e sidomos e atyre të serbëve ndaj popullit shqiptar ishte gjithnjë e pranishme dhe shumë aktive.
Shërbimi Sekret Shtetëror i ish Jugosllavisë (DB- shërbim sekret) investonte edhe në kuadrat shqiptare të besueshme të asaj kohe të cilët punonin, me tërë qenien e tyre për atë sistem, e që për ato aktivitete edhe i shpërblenin materialisht mirë.
Punëtorët e këtij shërbimi ishin permanent në marrëdhënie të punës dhe e kishin orarin e punës si të gjithë tjerët që punonin në administratat shtetërore, kurse Bashkëpunëtorët që i krijonte ai shërbim, edhe që kanë marr rroga e që vetëm shefat e tyre e kanë ditur për këtë, dhe ata bashkëpunëtor i kanë njohur vetëm ata shefat e mëdhenjtë të atyre shërbimeve, dhe ata assesi nuk janë paraqitur në vende të punës asnjëherë sepse e kanë pasur të ndaluar në ato objekte ku punonin punëtorët e atij shërbimi, përkundrazi ata edhe kontaktet që i kanë pasur për të raportuar tërë sukseset e angazhimeve të tyre, ato më të rëndësishmet, i kanë pasur herë herë jashtë Kosovës në ndonjë Republikë tjetër apo shtet tjetër jashtë Jugosllavisë.
Prandaj këta persona që dikur ishin si Bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gjithnjë janë të rrezikshëm nëse angazhohen në sistemet shtetërore të shteteve të tjera, apo institucione të larta të shtetit e sidomos edhe tani kur ende s’ka përfunduar pavarësia e Kosovës e që jemi në bisedime me Serbinë për njohje reciproke të dy shteteve.
Merreni me mend një nënshkrim i nënshkruar i Asociacioneve Serbe nga Kryeministrat e viteve 2013 dhe 2015 sa shumë është duke i kushtuar tani Kosovës në këto bisedime! Shtrohet pyetja tani se çfarë do të ndodhte në bisedime të na përfaqësonte një Kryetar i Kosovës, që dikur ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe, që është i betuar se do ti mbroj interesat e Serbisë, e sikur ta nënshkruante kapitullimin e Kosovës! Prandaj institucionet e Kosovës duhet ta kenë të qartë këtë situatë dhe ta kenë parasysh se në krye të shtetit duhet të emërohen personalitete të pastra autoritative, me vlera kombëtare, të shkolluar dhe moralisht të pastër, si tani si në të kaluarën, prandaj për të gjithë që ekzistojnë dyshime për të kaluarat e tyre, tani e kemi shërbimin sekret që duhet urgjentisht të merret me verifikimet personave në poste të larta si Kryetar shteti, Kryeministër etj e sidomos prokurorit dhe gjyqet nëse kemi fakte për vepra të tilla kriminale që i kanë krye.
Prandaj tani Prokuroria Speciale e Kosovës, duhet për të hetuar dhe dokumentuar të gjitha ato dyshime të cilat janë ngritur në të kaluarën dhe po vazhdojnë të qarkullojnë akoma nëpër media, Kundër Behxhet Pacollit, për përfshirjen e tij në rrjetin kriminal të UDB-së, për të eliminuar figura të veprimtarëve politik në diasporën Kosovare, pa e përjashtuar edhe dorën e zgjatur të vrasjeve të mbetura të pa zbuluara për vite të tëra edhe në vitet më të mjegullta gjatë te 1980-ta dhe pas luftës, brenda dhe jashtë Kosovës.
Duhet të punohet edhe në atë drejtim që mos me na u ripërsëritur ndonjëherë më se si u kandidua Bexhet Pacolli si Kryetar i Kosovës dhe kush qëndronte mbrapa tij, e që u zgjodh dhe ishte rreth një muaj Kryetar i Kosovës, dhe me pasurit e tija të pasluftës të arritura në Kosovë, e për të cilin ka shume dyshime për të kaluarën e tij.
Dëshmitar të kohës që jetojnë sot dhe veprojnë në Perëndim, kanë filluar të ofrojnë dëshmi të kohës, të shtypit të huaj dhe institucioneve të besueshme të shtetit gjerman, për përfshirjen e Pacollit në agjentura të UDB-së dhe bashkëpunimin e tij direkt në likuidimin e veprimtarëve të ndryshëm, në mesin e të cilëve përmenden edhe Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Gjithsesi se duhet të merret Prokuroria Speciale e Kosovës dhe AKI-ja, në bashkëpunim me Interpolin dhe shërbimet e sigurisë e të hetuesisë të shteteve në të cilat ka qarkulluar Pacolli, dhe janë ngritur këto dyshime, qoftë në shtypin e kohës, qoftë edhe me dosje zyrtare të hartuara por të pushuara nga ndikimi i UDB-së serbe, që të nxirret e vërteta e kaluar në shesh dhe zbardhja e krimit ta merr edhe epilogun e ndëshkimit edhe në Kosovë.
Duhet të insistohet edhe në hetime tjera e sidomos të vrasjeve që janë bërë ndaj disa punëtorëve të sigurimit të shtetit të asaj kohe të Jugosllavisë, sikur që u vranë Selim Broshi dhe Ibush Kllokoqi dhe të tjerë, sepse këto vrasje e kishin qëllimin dhe arsyen që të vriten këta persona, sepse vetëm të vdekurit nuk flasin, kurse ata i kanë ditur dhe njohur kush në tërësi ishin bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit (DB), prandaj për të mos pasur dyshime se a mos do të flasin edhe për të tjerët, ekziston dyshimi se kjo është arsyeja e vrasjeve të tyre, por këto vrasje është e mundur që ti kenë krye edhe shërbimi sekret serb, sepse ata bashkëpunëtor të atyre kohërave të Serbisë, iu duhen ende, sepse edhe tani marrin detyra nga ai shërbim për të cilin kanë kontribue në të kaluarën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".