Lexoni edhe:
Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit, krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani kur po bindemi se shumë gjëra nuk janë dashur që të shkojnë kështu si kanë shkua deri më tani në institucionet e shtetit, edhe në legjislativ- në Kuvendin e Kosovës, mund të konstatohet se kërkesa e fundit për ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj Prokurorëve dhe Gjykatësve, me ndryshimin e legjislacionit përkatës, është zgjim i vonuar i vetë KGJK-së , një çështje e tillë qw nuk ka funksionuar si duhet por askush nuk e ka adresuar më herët.
-Kërkesa para deputetëve të Kuvendit që të ndryshohet ligji dhe të ashpërsohen masat vlerësuese, dhe ndëshkuese për përgjegjësit e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve të cilat deri më tani janë toleruar për të gjitha dëshmimet, abuzimet dhe shkeljet e ligjit, madje janë ledhatuar duke nga politika duke qenë ndër zyrtarët institucional më të paguar është një kërkesë që duhet më në fund të pranohet dhe trajtohet me prioritet. Zv. Kryesuesi i KGJK-së Qerim Ademaj, gjatë raportimit të tij në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, për skandalet e fundit me të cilat është ballafaquar gjyqësori këta muajt e fundit, ka deklaruar se ligji në fuqi nuk ja mundëson KGJK-së që të ndërmerr masa më të ashpra disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, prandaj është më se e nevojshme që ky ligj të plotësohet dhe të ndryshohet, në mënyrë që Prokurorët dhe Gjyqtarët të jenë më të saktë, të sillen më me profesionalizëm dhe përgjegjësi, në ushtrimin e detyrës së tyre.
Kjo çështje është alarmuar sidomos duke u fokusuar në dy rastet e fundit të vendimeve dhe interpretimeve gjyqësore, për rastin e Gjilanit dhe Pejës ku gjyqtarët kishin marrë vendime skandaloze për dhunim që shikuar de fakto ishin të barabarta me amnistim. Zv. Kryesuesi i KGJK-së Qerim Demaj ka thënë se në raste të ngjashme sikur këto të fundit, por edhe në raste të ndërhyrjeve të tjera, për ta ashpërsuar përgjegjësinë e zyrtarëve përkatës është e nevojshme që të ndryshohet Ligji për përgjegjësinë disiplinore që Këshilli të marrë vendime dhe të iniciojë raste konformë ligjit, sepse aktualisht, me ligjin në fuqi, as Këshilli Gjyqësor dhe as ai Prokurorial nuk kanë mundësi që të hapin rast penal, prandaj është e domosdoshme që të rishikohet ligji për disiplinimin e gjyqtarëve prokurorëve, duke shtuar edhe nenet përkatëse që të lejohet KGJK-ja edhe për të iniciuar raste.
Mbi këtë bazë ne kemi pengesa që të iniciojmë raste se nuk kemi baza ligjore. Kur ju jeni të vetëdijshëm që një ligj në fuqi ju krijohet barrë për punën që ju duhet të kryeni, ju duheni në vazhdimësi të bëni presion mbi institucionet. Është tepër me rëndësi që këto çështje t’i trajtoni. Ky ligj ju kufizon juve në punën që e bëni”, ka deklaruar zëvendës kryesuesi i KGJK-s para deputetëve të Kuvendit. Prandaj është e domosdoshme që kjo çështje e ngritur së fundi nga vetë anëtari i KGJK-s të trajtohet me urgjencë nga Qeveria dhe Ministrja e Drejtësisë, në mënyrë që të nxihet hapi për ta futur në pakon e ligjore për reformën në sistemin e drejtësisë, krahas Ligjit Vetting, dhe ky ndryshim i kërkuar nga KGJK të realizohet të mos vonohet, për fillim të vitit të ri kalendarik, me planin legjislativ.
Për politikën e çakorduar, askush nuk na ka faj!Lexoni edhe:
Sa më parë të spastrohen ligjet që në të kaluarën kanë qenë konfuze dhe jo parimore, edhe për deputetet do t’iu lehtësohet puna, sepse ato vendime të marra dhe të jetësuara në praktike, do ta kenë mbështetjen e ligjit dhe më nuk do të ketë mosmarrëveshje apo hezitime se si me veprua në rastet konkrete. Kësaj çështje do i kontribuon edhe ligji i Vettingut që pritet të miratohet së shpejti, në fillim të vitit të ardhshëm , dhe institucionet e drejtësisë të spastrohen nga të kaluarat kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".