Opozitarët e inkriminuar dhe të dënuar me skenar që ta rrëmbejnë pushtetin, të lidhur me mafien nuk hezitojnë ta shesin edhe shtetin

Opozitarët e inkriminuar dhe të dënuar me skenar që ta rrëmbejnë pushtetin, të lidhur me mafien nuk hezitojnë ta shesin edhe shtetin

Gani Qarri

  • 25 December 2021 - 07:29

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Sa më shumë po luftohet korrupsioni e krimi i organizuar në vend dhe po vihen në shënjestër kriminelët dhe kapot e bandave kriminale serbe në Veri, aq më shumë po vihen në siklet, ish qeveritarët e kriminalizuar të deridjeshëm që sot janë në opozitë dhe po bëjnë çdo gjë të mundshme për ta penguar, me çdo kusht, rivendosjen e rendit e të ligjit dhe funksionimin normal të Qeverisë Kurti.

-Me sjelljet e fundit të tyre, partitë e inkriminuara po dëshmojnë se ato, janë duke u treguar gjithnjë e më të gatshme të përdorin edhe dhunën dhe skenarët më të rrezikshëm për rrëzimin e z. Kurti nga pushteti, vetëm e vetëm për ti ruajtur përfitimet që kishin nga lidhjet me udhëheqësit e krimit të organizuar në Veri si Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq dhe për ti quar deri në fund pazaret kobzeza të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa, për ndarjen e Kosovës.

Po këto parti të degjeneruara, njëjtë si udhëheqësit e tyre të inkriminuar deri në fyt, dyshohet se mund të kenë marrë edhe para të majme nga Serbia përmes kriminelëve Veselinoviq e Radoiçiq, për ta degraduar dialogun deri në shkallën më të ulët të mundshme dhe të bëjnë koncesionet më të dhimbshme, sa të shkojnë edhe në opsionin e rrezikimit të territorit e të kufijve të shtetit të Kosovës, për t`ia falur Veriun e vendit tonë, Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, në emër të shpëtimit të kuislingut Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Kështu që, me arsyetimin e tyre të rrejshëm, gjoja për ti hapur rrugë dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, partitë e inkriminuara, nëse arrijnë ta jetësojnë skenarin kobzi, para se Departamenti i SHBA-ve ti vendosë edhe udhëheqësit e tyre në listën e zezë, nëse arrijnë ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, pikësynim kryesor ato kanë formimin e asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive, edhe pse atë, e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, e pastaj me përkrahjen e Edvin Kristaq Ramës, si mik i Aleksandër Vuçiqit, ta bëjnë edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës. Për aq më tepër, përfaqësues të partive politike opozitare, sidomos nga PDK dhe LDK, ka ditë që kanë filluar spektaklet e qitjes fall, me kalkulimet e tyre për kinse rrëzimin "spontan" të qeverisë Kurti, në vitin që vjen, sipas tyre, “për shkak të mungesës së guximit dhe paaftësisë” së ballafaqimit me procese që ndërlidhen me dialogun Kosovë Serbi.

Madje sidomos në PDK kanë filluar të shtohen edhe zërat e kukuvajkave, sipas të cilëve pesha e rëndë e dialogut me Serbinë, e posaçërisht çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do ta dërgojë vendin në zgjedhje vitin e ardhshëm, pasi që sipas PDK-istëve partitë në pushtet nuk janë të gatshme që të bëjnë zgjidhje sipas “kutit” të Thaçit e Isa Mustafës, për këto tema serioze. E çuditërisht, kalkulime të tilla, apo edhe më të pështira se ato të PDK-së, po shpifen në LDK, madje kjo filial e PDK-së, ka përzgjedhur shërbëtorin e Thaçit dhe adhuruesin e ndryshimit të kufijve të Kosovës, matrapazin Lutfi Haziri, si përfaqësues të vetin për bisedime, kurse deputeti kot, Driton Selmanaj, thotë se Qeveria Kurti ka me e rrëzua veten sepse sipas tij Albin Kurti nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë edhe pse i ka votat, për shkak të pazotësisë me u ballafaqua me tema të mëdha?!.

Të gjitha këto dhe indice tjera, janë sinjalet më të rrezikshme se PDK, LDK,AAK që njihen si partitë më të inkriminuara në vend, bashkë me Edvin Kristaq Ramën, janë në përgatitje të një puqi të mirë organizuar konspirativo-agjenturor, edhe për organizimin e trazirave në pranverën që vjen, për rrëzimin me çdo kusht të Qeverisë Kurti dhe faljen e Veriut të Kosovës, Serbisë fashiste, në mënyrë që Aleksandër Vuçiqi ti grumbullojë pikët e duhura, për tu rizgjedhur edhe njëherë në krye të Serbisë.

Prandaj, të vetëdijshëm se këtë nuk do ta bënte kurrë dhe për asnjë çmim Qeveria Kurti, pas studimeve të përimtuara agjenturore, nga shërbimi i fshehtë i Edi Ramës, SHIK-u, i Kadri Veselit, PDK-LDK dhe AAK, të gjitha bashkë mund të kenë ardhur në përfundim se pikërisht këto, janë pikat më të ndjeshme, për të cilat, partitë e inkriminuara opozitare, janë të gatshme ta kallin gjithë vendin, për të marr timonin e shtetit nga VETËVENDOSJE, dhe quar deri në fund “amanetin” e kuislingut Hashim Thaçi, për ta ndarë Kosovën, faljen e Veriut të Kosovës, Serbisë fashiste dhe për të firmosur çfarëdo kërkese që paraqet, udhëheqja e shtetit okupator serb. Kështu që Qeveria Kurti duke i thënë jo Asociacionit kundër kushtetues të trashëguar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati jugo-komunist Isa Mustafa, si dhe kundërshtimi i Ballkanit të Hapur- apo mini Jugosllavisë së re, të kamufluar nga Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, si "Ballkan Open", duke parë se ky popull, tanimë është vetëdijesuar për të gjitha të këqijat që partitë e kriminalizuara ja sollën vendit për dy dekada të qeverisjes së inkriminuar, nga një ëndërr e shëmtuar e ish tregtarëve të tokave të vendit, shitësve të interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës, ka filluar të dominojë frika se aventura e SHIK-ut dhe partive të kriminalizuara opozitare, po kthehet ngadalë, në një puq të rrezikshëm, për ta rrëzuar me dhunë nga pushteti Qeverinë Kurti, për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë fashiste dhe shkatërruar çdo gjë të mirë, të ndërtuar për këtë kohë të shkurtër në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".