Lexoni edhe:
Opozitarët e inkriminuar dhe të dënuar me skenar që ta rrëmbejnë pushtetin, të lidhur me mafien nuk hezitojnë ta shesin edhe shtetin
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në kuadër të së drejtës pozitive qëndron mendimi se kompetent në drejtim të hetimit dhe të dënimit të veprës së dënueshme është gjykata e vendit ku është kryer krimi.
Ky veprim juridik nuk e ndalon Prokurorinë Speciale dhe as organet tjera që janë të merren me vrasjet, arrestimet, maltretimet dhe përdhunimet . Kjo, jo vetëm në luftë, por edhe para luftës. Kudo dhe në çdo shtet që vepron dhe angazhohet për çlirimin e vendit ka forca që veprojnë dhe bashkëpunojnë me pushtuesit. Kështu është edhe në Kosovë.
-Nuk ka nevojë, ndoshta është e pamundur, por nga vitet e 70-ta, sidomos pas demonstratave të vitit 1981, kërkohet qe të gjitha veprat e kryera kriminale ndaj shqiptarëve të hetohen dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara. Flitet se mbi 1 milionë shqiptarë kanë qenë pas vitit 1981 të arrestuar gjatë pushtimit të fundit serbo-jugosllav. Mbi 16 mijë veta janë vrare nga viti 1981. Rreth 20 mijë femra shqiptare të përdhunuara dhe dëme mbi 30 miliardë Euro. Po ky pushtim dëboi mbi 1 milionë shqiptar me dhunë jashtë vendit. Vrasjet kanë qenë barbare. Të burgosurit janë dënuar pa fakte dhe pas asnjë dëshmi. Inskenimet kanë qenë baza kryesore e mbështetur në politikën e LKJ-së kundër shqiptarëve për dënimet dhe maltretimet e rënda.
Nëpër burgje janë torturuar dhe maltretuar mizorisht shqiptarët. Flitet se janë mjaft shumë shqiptare që kanë punuar për pushtuesit. Në vitin 1989 ishin mbi 120 mijë "komunistë" serbojugosllave.
Kishte shumë që punon në UDB dhe nëpër prokuroritë e në gjykata. Kishin kështu një numër njerëzish që punonin për okupatorin. Populli shqiptar i njeh udbashët, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët që kanë kryer vepra të rënda penale kundër shqiptarëve në vazhdimësi. Askush nuk i heton takimet maratonike të komunistëve serbojugosllav kundër shqiptarëve. Çdo herë akuzohej kombi shqiptar për terroristë, kriminel, kundërrevolucionar; nacionalistë dhe fundamentalistë. Kishte edhe akuza monstruoze për dhunë seksuale ndaj burrave dhe grave serbo-malazeze në Kosovë.
Të gjithë bashkëpunëtoret e okupatorit i njeh edhe Prokuroria Speciale dhe çdo organ Kosovës. Natyrisht se njihen edhe veprimet antishqiptare në Perëndim. Flitet për shumë kriminel që kane marrë pjesë në veprimet antishqiptare. Përmenden emra e emra.
Ju takon organeve të japin hetimet edhe për vrasjet e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Kemi edhe vrasje të atdhetarëve tjerë brenda vendit. Duhet këtu të përkujtojmë heronjtë nga Ferizaji, Llapi e Gjilani, nga Drenica e Rrafshi i Dukagjinit. Kudo kemi krime monstruoze të kryera.
Janë me mijëra raste nga viti 1981. Dihen edhe vrasësit kriminal në Kosovë. Vritet Fazli Grajqevci dhe humb përfundimisht Ukshin Hoti. Sulmohet dhe vritet familja Jashari. Sulmohet familja Haredinaj si dhe shumë akte gjakatare serbe, kuptohet ndaj familjeve atdhetare dhe veprimtarëve. Po maltretimet dhe torturat çnjerëzore para lufte. A horrohet dënimi mbi 28 vjet i Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit, Murteza Nures etj. E pas vutit 1981 u dënuan mijëra veta. Rrahjet e rënda dhe maltretimet fizike e psikike në burgun e Pejës, në Prishtinë, në Nish, në Mitrovicë, në Beograd, deri në Slloveni e Goli Otok. Të gjithë kriminelët i njeh populli. Por, duhet guxim dhe aspak frikë që të hapen hetimet dhe të marrin dënimet kriminelët për veprat e tilla të rënda. Nuk duhet heshtur.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".