Behgjet Pacolli po gënjen, po tenton ta mashtron Kryeministrin Kurti!
Dardan Grapci
Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci
Unë mendoj që Behgjet Pacolli as që është lodhur për të lobuar kinse të sjellë njohje të reja, sepse duke e ditur të kaluarën e tij, unë them që kjo që tash po e thotë është një pretekst i tij vetëm sa për të dal në media dhe ta rregulloj “miqësinë” që nuk e ka me Kryeministrin Kurti.
Qytetarët e dinë që njohja e Kosovës direkt i adresohet qeverisë e jo një individi, prandaj lajmi i dhënë nga Behgjet Pacolli, se ditëve në vazhdim do e publikon haptas emrin e shtetit që na ka njohur është një gënjeshtër, një gënjeshtër sa për sy e faqe, vetëm për ti pëlqyer publikut dhe ndërkombëtarëve.
MPJ-a duhet urgjentisht ta hetoj këtë "NJOHJE" dhe ta vërteton se a është e vërtetë, se këto lloj lobimesh dhe këto dezinformata mundë ti sjellin Kosovës probleme serioze në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".