Lexoni edhe:
Edhe Bashkimi Evropian detyrohet të bindet se Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kjo sjellje arrogante e këtyre dy kupolave keq drejtuese të drejtësisë, të këtyre segmenteve të sistemit të drejtësisë, flet mjaft për frikën që kanë garniturat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me të kaluar kriminale nga e kaluara e lidhur me krimin e organizuar të cilit ja kanë bërë mbrojtjen dhe avokatinë nga zyrat e tyre shtetërore, prandaj me këtë bojkot të tanishëm po provojnë që ta prolongojnë procesin, mbase edhe ta sabotojnë përmes lidhjeve me politikën, me subjektet politike opozitare në Kuvend, ku në proces shqyrtimi dhe miratimi kërkohet edhe vota e konsensusit politik.
-Është për tu habitur kur zyrtaret e e larte te Institucioneve me te larta drejtësisë donë te qëndrojnë sa më gjatë në ato poste, si dhe mos të ndryshohen ato ligje në fuqi që nuk janë në përputhshmëri me kohen dhe institucionet e legjislacionit për procesin e Vetting-ut, për të cilin po punohet, prandaj kjo është maja e kulmit te sjelljes skandaloze nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor që po e bojkotojnë punën e grupit punues, në angazhimin që po bëhet tani në fazën finale për hartimin e legjislacionit për procesin e Vettingut.
Përkundër kësaj sjellje destruktive në Ministrinë e Drejtësisë thonë se kjo nuk do t’i pengojë ata që të vazhdojnë me reformën të cilët e konsiderojnë substanciale për sistemin e drejtësisë, dhe se ky proces i filluar do të përmbyllet pavarësisht shantazheve dhe pengesave që po i bëhen, do të dërgohet në Kuvend të miratohet dhe ashtu sikur që është planifikuar me dinamikën e përmbylljes do të fillon të zbatohet.
Ikja dhe përpjekja për sabotim të procesit Vetting nga kupolat e KPK-së dhe KGJK-së është argument i mjaftueshëm që flet se pas finalizimit të plotë dhe hyrjes në fuqi, kokat e para të sistemit të drejtësisë që do të duhet të vlerësohen dhe hetohen për të kaluarën e tyre duhet të jenë dhe shënjestrohen për goditje, Kryetari i KGJK-së, kryetari i KPK-së, ish kryetarët e KPK-s dhe të KGJK-së, kryetarët aktual të të gjitha niveleve të Gjykatave dhe ish kryetarët e gjykatave, edhe ata që kanë ndërruar pozitat nga një pozitë në tjetrën nga një nivel në nivelin tjetër, nga Gjykatat Themelore, në Apel e deri në Supreme, prokurorët e prokurorive, dhe ish prokurorët që të gjithë së bashku përbëjnë një rrjet të dekadës së kaluar më cv të dyshimtë e lidhje kriminale prandaj refuzojnë dhe bojkotojnë Vettingun nga një qendër komandimi që është edhe qendër e fuqishme me përbërje të njerëzve që nuk janë të pastër nga krimi.
Barrikadimi për ta kundërshtuar procesin Vetting nga KPK dhe KGJK ka gjetur edhe aleat politik në mesin e opozitës prandaj edhe përkundër faktit që Komisioni i Venecias i ka dhënë mbështetje dokumentit të Qeverisë për procesin Vetting, KPK dhe KGJK nuk duan të kthehen në grupin punues për ta finalizuar së bashku një projekt kapital me interes për pastrimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë ne Kosove, pavarësisht presionit dhe thirrjes nga shoqëria civile e cila po kërkon dhe po e këshillon KPK-në dhe KGJK-në që të mos e ndjekin politikën e inateve por t’i bashkohen punës për finalizimin e Vettingut.
Behgjet Pacolli po gënjen, po tenton ta mashtron Kryeministrin Kurti!Lexoni edhe:
Gjithsesi se duhet shfrytëzuar tani pikërisht kjo situatë e krijuar me sabotim të këtij procesi, që të ndërmerret nisma e menjëhershme sipas autorizimeve ligjore e Kushtetuese nga Presidentja e vendit dhe Qeveria-Ministria e Drejtësisë, për një vlerësim paraveting, për hetim detal dhe vlerësim individual të së kaluarës të të gjithë drejtuesve dhe anëtarëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë, duke ju kërkuar jo-meritorëve që të vetë largohen dhe gradualisht të fillohet me vetëpastrim ky sistem nga të instaluarit dhe të kontrolluarit nën ndikimin e politikës së kaluar e të inkriminuar, në lidhje të ngushta me krimin e organizuar, pasi që si institucione dhe organe vetërregulluese dhe vetë kontrolluese, prej adresim KPK dhe KGJK kanë pasur në dispozicion së paku 10 vitet e fundit që të shfrytëzojnë mekanizmat e tyre të brendshëm, kanë pasur mundësi 10-12 vitet e fundit për të përmirësuar integritetin, performancën e efikasitetin, llogaridhënien e vetë sistemit por nuk e kanë realizuar asgjë nga ajo, kanë dështuar për shkak të lidhjes se tyre te drejtpërdrejt me krimin e organizuar te cilit për 20 vite po ia bëjnë avokatinë e mbrojtjen Oligarkëve mafioze dhe mafio-politikaneve në pushtete gjatë 20 viteve të kaluara.
Sa më parë që t’i pranojmë këto kushte dhe kondita që duhet të miratohet Vettingu, dhe sa më parë që të jetësohet ky ligj, ne si Shoqëri do të jua arrijmë qëllimeve tona që Kosovën ta ndërtojmë si SHTET LIGJOR dhe kushtetues.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".