Lexoni edhe:
Sabotuesit e grupit punues për Vettingun nga KPK dhe KGJK të largohen menjëherë nga ato pozitat, janë të korruptuar dhe i frikësohen ligjit Vetting!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Me këto veprime anti-krim kjo qeveri po e tregon veten dhe seriozitetin ashtu si kanë premtuar para zgjedhjeve, do ta luftojnë krimin e organizuar në përgjithësi dhe do t’ia kthejnë dinjitetin qytetarit që të jetojnë në këtë shtet, e jo si deri me tani që ishte një dëshpërim i tërë, se përpos të rinjve, edhe pleqtë synonin të largohen nga Kosova për në shtete tjera, qofshin në BE apo Amerikë, si të dëshpëruar të rrethanave të krimit që e kanë kapluar këtë shtet. Rasti i Brezovicës është një sinjal se do të zbardhen edhe shumë veprime të tjera kriminale, se kush ka marrë pjesë në këto përvetësime dhe ndërtime të kësaj pjesë të Brezovicës, dhe sa kush nga postet e larta është involvuar në këtë krim të organizuar.
-Nëse duam që ta kemi një shtet demokratik si shembull edhe për tjera shtete, gjithsesi se duhet në tërësi të luftohen të këqijat në këtë shtet, nuk janë vetëm institucioni i prokurorisë që duhet ta luftoj krimin, një gjë e tillë i takon edhe policisë të Kosovës si dhe institucioneve tjera që i autorizojnë ligjet e Kosovës.
Tani kur krimi në shumë vende ka dalë në sipërfaqe, është e kuptueshme se duhet vepruar në çdo mënyrë të luftohet ai krim në mënyrë të pamëshirshme, sepse koha po na e imponon një gjë të tillë dhe për këtë po bojnë presion edhe faktorët ndërkombëtar që duhet të luftohet krimi në përgjithësi, dhe është e kuptueshme tani pse aksioni Policisë së i Krimeve të rënda që u ndërmor në fillim të kësaj jave, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, të bëhet mollë sherri dhe e përplasjeve të ashpra mes Ekzekutivit dhe Prokurorit të Shtetit.
Kësaj situate i kanë kontribue pikërisht prokurorët e korruptuar, ata që po i frikësohen fillimit të sundimit të ligjit pa dallim, prandaj e kanë parë si stimuli të frikshëm për të ardhmen e tyre reagimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e lavdëroi Policinë për aksionin e suksesshëm dhe shumë Professional, pa asnjë ekses të vetëm, që u zhvillua në Komunën e Shtërpcës e ku përfunduan në pranga 10 zyrtar të niveleve të ndryshme, duke përfshirë edhe ish kryetarin e komunës nga komuniteti serb, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare, për korrupsion në dhënien e lejeve për ndërtim të vilave në parkun nacional të Brezovicës, ku kanë ndërtuar figura të larta politike dhe një rrjet i gjerë i mafio oligarkëve që ligjin e kanë shkelur me korrupsion. I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Shtetit që akuzoi Sveçlën se po i jep ngjyrim politik këtij aksioni.
Sveçlës në krah i doli kolegia ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Deklarimi dhe paralajmërimi i ministrit Xhelal Sveqla se ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, që përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore, nuk i ka pëlqyer Prokurorisë së shtetit, sepse Sveqla ka vazhduar duke thënë se jo vetëm rastet e mëhershme në Shtërpce por aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje, dhe shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës, për të ofruar siguri për qytetarët dhe kthyer besimin në drejtësi.
E nga Prokuroria e shtetit i kanë reaguar ministrit duke ja bërë me dije se kinse nuk qenka në kompetencën e tij që të deklarohet e të paralajmëron vazhdim të kësaj beteje, sepse sipas tyre nuk është në kompetencë të policisë për krime të renda, edhe pse angazhohet në këto aksione, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit!
Madje nga Prokuroria e kanë cilësuar si ndërhyrje politikë në drejtësi, mbështetjen e ministrit dhënë njësisë special për ta kryera aksionin në kapjen e të inkriminuarve, për çka është alarmuar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se është e pa pranueshme kjo mënyrë e përpjekjes së Prokurorisë për të ja marr të drejtën ministrit në mbështetjen ligjore e politike ndaj organeve të sigurisë dhe të drejtësisë. Ky fakt tregon se pjesa dërmuese e prokurorëve të instaluar në sistem, kanë qenë në shërbim të krimit të organizuar prandaj së bashku me pushtetarët e inkriminuar, kanë bashkëjetuar me krimin dhe nuk kanë vepruar, prandaj me të drejtë shtrohet pyetja se ku ishte prokuroria deri sot që nuk paskan pasur informata për një mega skandal të përmasave të tilla.
Pse nuk kanë veprua më herët por vetëm pasi u dëmtua një pjesë e madhe e Brezovicës dhe për të reaguar u desh të ndërhyn Ministri i Brendshëm dhe njësiti antikrim në policinë e Kosovës me Prokurorinë e Ferizajt. Një reagim pikërisht i tillë i zbardh sjelljet e ulëta të Prokurorisë, për shkakun pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë duke nisur nga ish presidentë, ish kryeministra e ish ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan villa në Brezovicë, dhe askush nuk i pengoi këto hetime që ato veprime të parandalohen dhe të mos lejohet të realizohen.
Behgjet Pacolli po gënjen, po tenton ta mashtron Kryeministrin Kurti!Lexoni edhe:
Këto rastet e aksioneve të fundit antikrim që po zhvillohen nën presionin e MPB-së dhe njësiteve të hetimore të policisë së Kosovës, në bashkëpunim me prokuroritë e rajoneve të caktuara, janë pikërisht një tregues se sado që është një rrugë e vështirë e mbjell me “mina”, kjo qeveria i ka hapur rrugën zbatimit të ligjit dhe e ka të drejtën e plotë legjitime që të përshëndes secilin veprim kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit, se nuk është aspak ndërhyrje në punën e Prokurorisë, por këtë vullnet politik duhet mbështetur, sepse në të kaluarën edhe vetë prokurorët ishin deklaruar se ka qenë politika ajo që ka penguar me ndërhyrjet e shumta në sistem, si pasojë e të cilave nuk ka pasur veprime serioze në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".