Lexoni edhe:
Qeveria e Kosovës detyrohet të mos e njoh marrëveshjen për asociacionin të firmosur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Nuk duhet askund të lejohen krime dhe dukuri kriminale. Në luftën e tillë nuk ka rëndësi nacionaliteti dhe baza nga vjen, fuqia politike dhe ekonomike etj. Lufta kërkohet të zhvillohet kundër të gjitha veprave antiligjore. Në këtë mënyrë ndërtohet shteti ligjor dhe vepron shteti. Mirëpo, pa gjykata ligjore dhe profesionale, pa profesionistë në sistem, lufta mbetet në mes, e pa përfunduar. Prandaj duhen masa ligjore dhe dënime adekuate kundër tyre. Kështu thellohet lufta kundër krimit.
-Lufta kundër krimit dhe kontrabandës e korrupsionit është detyra kryesore e Republikës se Kosovës. Ajo është rritur dhe atë kërkohet nga organet që ta luftojnë me kompetencë.
Natyrisht se gjykatat e gjyqtarët, prokuroret etj., kërkohet të veprojnë me ligj. Për këtë është i domosdoshme intervenimi juridik në ligje. Lufta kundër krimit pa e ndërtuar një strukture profesionale, të pandikuar nga grupimet dhe krimi, profesionale dhe të guximshëm, nuk arrihet. Lista e zezë SHBA-ve ka ndikuar shumë që të thellohet lufta kundër krimit. Ajo e ka hapur rrugën që organet e Kosovës më me përgjegjësi të shkojnë kundër krimit, kontrabandës dhe të gjitha dukurive tjera kriminale.
Masat e ndërmarra në rrethinën e Ferizajit, duke arrestuar shqiptar dhe serb, është një veprim shumë pozitiv në luftën kundër krimit. Por, kjo është vetëm një anë. Ajo duhet të shtrihet më thellë. Organet e Kosovës duhet të veprojnë kudo në hapësirën e Republikës.
Nuk duhet askund të lejohen krime dhe dukuri kriminale. Në luftën e tillë nuk ka rëndësi nacionaliteti dhe baza nga vjen, fuqia politike dhe ekonomike etj. Lufta kërkohet të zhvillohet kundër të gjitha veprave antiligjore. Në këtë mënyrë ndërtohet shteti ligjor dhe vepron shteti. Mirëpo, pa gjykata ligjore dhe profesionale, pa profesionistë në sistem, lufta mbetet në mes, e pa përfunduar. Prandaj duhen masa ligjore dhe dënime adekuate kundër tyre. Kështu thellohet lufta kundër krimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".