Lexoni edhe:
Behgjet Pacolli nuk mund të ndryshon, ishte e është shërbëtor besnik i UDB-es serbe dhe sot i BIA-s, shërbimit sekret të Serbisë!
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Kosova duhet qëndrimin e Tiranes për Ballkani e Hapur ta analizon qetë dhe në mënyrë shkencore të vendosi për të. Nuk duhet të dëgjohen njerëzit që sjellin vetëm dëme në raportet Kosovë-Shqipëri. Është koha kur çështjet duhet të shikohen në sy dhe po ashtu të thuhet qartë dhe prerë qëndrimi. Mbetja në njërën anë, pa analiza dhe fakte, duke treguar më qartë të mirën dhe të keqen, faktet e dëmshme, është e dënueshme dhe ndikon ashpër në raportet e Prishtinës me Tiranën.
- "Ballkani i Hapur" kërkohet që të shfrytëzohet nga Kosova për të thënë mendimin e qartë pse nuk bashkëpunohet me shtetin kriminal serb. Ndoshta ka qenë e rrugës të shkohet në Tiranë dhe atje të tregohen faktet pse nuk dëshiron Kosova "Ballkanin e Hapur".
Ka qenë vendi dhe momenti për të vënë kriminelin Vuçiq në bankën e të akuzuarve para të tërëve, duke treguar faktet dhe dhunën që kanë bërë qeveritë serbe mbi Kosovën dhe shqiptarët. Në takim ka qenë vendi për të vu në spikamë përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare, personat e pagjetur, vrasjet, krimet dhe dëmet e bëra. Aty është dashur të theksohen këto dhe qartë të kërkohen përmbushjet e qëndrimeve të paraqitura dhe njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
A kërkohet të falur apo jo nga krimineli Vuçiq a vuçiqat tjerë nuk ka fare rëndësi në raportet ndërshtetërore. Kjo, sepse ky gjest human dhe i larte i popujve modern, edhe pse është shumë i rëndësishëm, varet nga tradita, nga kultura dhe ndërgjegje kombëtare; varet nga shteti dhe kombi.
E ne e njohim shtetin kriminal serb. E dimë se kjo është çështje e cila edhe pse rëndon mbi moralin serb të Beogradit, atyre nuk u lejon tradita kombëtare kriminale serbomadhe dhe historia e glorifikuar serbe për të kërkuar falje.
Dhe kjo nuk e pengon fare kombin shqiptar. Por, me këtë qëndrim në tavolinën e tillë, tregojmë, pse pa përgjegjësi penale dhe materiale të Beogradit, nuk mund të vendosen marrëdhënie ndërshtetërore dhe as për të shkuar në "Ballkanin e Hapur". Ky qëndrim i yni do te vente me shpatulla për muri kriminelin Vuçiq, por edhe sllavët tjerë si Zajev, të cilët kurrë nuk e dënuan krimin, terrorin dhe veprimet tjera gjenocidiale serbomadhe.
Ndërsa, të mençurin e Tiranës, Edi Ramen, do te vente në pozitë të rëndë, duke e detyruar që edhe ai të vendosi si Kosova ose të mbetet me "mikun" Vuçiq. Por, kjo u bë. Kosova nuk shkoj.
Tash është koha kur duhet punuar me Tiranën dhe me popullin në Shqipëri për mos shkuarje në Tiranë. Kërkohet të sqarohen masat andej e këndej kufirit shqiptaro-shqiptar, kudo ku jeton kombi.
Duhet të punohet për të sqaruar dhunën e terrorin serbomadh, gjenocidin që ka bërë klika vuçiqiane mbi shqiptarët. Çdo gjë duhet të shpjegohet. Shkaqet e mospjesëmarrjes duhet të dalin qartë në dritë. Kjo duhet bërë për masat shqiptare.
Nuk duhet të heshtë Qeveria e Kosovës. Veprimet sqaruese janë të domosdoshme. Masat duhet të sqarohen. Rrugë tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".