Lexoni edhe:
Shqipëria nuk është në nivelin e Duhur!
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Ditë më parë, pamë një aksion “rrufe” në Komunën e Shtërpcës, i cili vërtet u prit mirë, nga opinioni dhe qytetarët, por duke pasur parasysh kohën e gjatë dhe përmasat alarmante të veprimeve kriminale në kryeqytet, ku lidhja e qeverisjes komunale me krimin e organizuar, abuzimi me ligjin dhe shpëlarja e parasë së pistë mbi disa miliardeshe nga mafia e ndërtimeve ishte e një niveli të lartë, habit fakti se si Prokuroria Speciale e Kosovës, ndonse te gjitha i sheh dhe i di , ajo qellimshem vijon ta anashkalojë Komunën e Prishtinës për hetim serioz dhe arrestim të zyrtarëve të saj që keqqeverisën dhe e kriminalizuan maksimalisht për plot 8 vite me radhë, pothuajse deri në përmasa teper alarmante!
Shqipëria nuk është në nivelin e Duhur!Lexoni edhe:
-Pa dashur për ta zhvlerësuar peshën që ka aksioni në Shtërpcë, duke marrë parasysh dy mandate të keqqeverisjes nga udhëheqja e inkriminuar e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin dhe tregtimit të saj, me leje ndërtimi, institucionet e drejtësisë, jo vetëm që nuk kanë vepruar deri më tani, por vet prokuroria dhe gjyqësia, për gjithë këto vite, sikur ua kane bërë edhe avokatinë korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kryeqytet!
Madje sipas informacioneve të besueshme zyrtare, të konfirmuara nga vet rrethi biznesor i Begjet Pacollit, mësohet se për 8 vite me radhë, të qëndrimit të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, si dhe koalicionin e ndërtuar në mandatin e dytë me AKR-n e Behxhet Pacollit, duke ja besuar pozitën e nënkryetarit të Komunës Selim Pacollit, firmat e ndërtimit që kontrollohen nga kompania e Pacollëve, kanë siguruar leje ndërtimi me lidhje kriminale të interesit, në një sipërfaqe marramendëse, prej hiq më pak se 1 milion e 680 mijë metra katrorë!
Dhe sikur mos të mjaftonte as kjo, lejet e ndërtimit të lëshuara për Pacollët, u janë dhënë atyre që nuk kanë Operativa ndërtimore dhe marrin prona të ndryshme private duke u paraqitur vetëm në rolin e investitorit dhe financuesit të ndërtimeve, kryesisht me para të pista, të cilat burimin e kanë nga korrupsioni masiv dhe krimi i organizuar në Kosovë!
Për aq më tepër, investimet në fjalë, përflitet se financohen edhe nga paratë që vijnë nga droga dhe tregtia e palejueshme, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe nga parajsat fiskale etj. Prandaj, krejt kjo flet se Pacollët gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës Shpend Ahmeti dhe nënkryetar Selim Pacolli, kanë siguruar aq shumë leje ndërtimi, sa që nuk do të mund t’i ekzekutojne e realizojne edhe për periudhën e ardhshme 5-8 vjeçare, pasi që sipas trendeve të tanishme të ndërtimit nga kompanitë ekzistuese ndërtimore, për një vit nuk mundë të realizohen më shumë se 800 deri në 900 mijë metra katrore, ndërsa për shkak të mungesës së kapaciteteve ndërtimore, 1.680.000 m2, nuk mund të ndërtohen para 5-8 vitesh në Republikën e Kosovës!
Vet lejet marramendëse ndërtimore prej 1 milion e 680 mijë metra katrorë, lëshuar vetëm për Pacollët, dëshmon publikisht për lidhjet e fuqishme kriminale të pastrimit të parasë së pistë, pastrim të cilin në mandatin e qeverisjes së LDK-së, e bënte Isa Mustafa dhe klani i tij kriminal me në krye Sami Hamitin, kurse pas marrjes së pushtetit nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, rrjetin e krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë së pistë të krimit të organizuar në bashkëpunim e mbeshtetje te hapur me mbeturinat e SHIK-ut ilegal e para-institucional , si veglat kryesore të tij, e kapën Dardan Sejdiu (shef i krimit ne Prishtine) dhe Shpend Ahmeti (Shefi i tij i madh), duke u bërë ndermjetesit e postierët kryesor të bartjes së thasëve me para të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar!
Ndaj është koha vendimtare që njësitë antikrim,me te gjithe dhjetra mekanizmat e vet të zbresin urgjentisht edhe në Komunën e kriminalizuar të Prishtinës për të hetuar të kaluarën kriminale të tregtisë me leje ndërtimore dhe shpëlarjes së parasë së pistë nga Begjet Pacolli me dy shefat kryesor të krimit të organizuar Dardan Sejdiun e Shpend Ahmetin, si dhe Dardan Nuhiun si Ombrela e tyre gjatë 8 viteve të kaluara, të dy mandateve të Shpend Ahmetit, pasi që në mënyrë të drejtë e ligjore, asnjë pronar privat, apo biznes i pa lidhur me krimin e organizuar nuk ka mundur të marrë leje ndërtimi pa aminin e shefave te krimit te instaluar ne Komunen e Prishtines!.
Dhe siç dihet tanimë publikisht, askush prej atyre që nuk ka pranuar të jap mito e të bëj shpëlarje të parave të pista dhe të korruptohet nga ky grup i krimit të organizuar të lidhur e me mbeshetje direkt me SHIK-un e instaluar para 5-6 viteve edhe në ish Ministrinë e Mjedisit e të Planifikimit Hapësinor dhe në Ministrinë e drejtësisë, të cilat ky grup mafioz i dirigjonte dhe kontrollonte sipas interesave të tyre mafioze, nuk ka mundur të siguroj leje ndërtimore!
Kështu që përderisa Shpend Ahmeti & Co udhëhiqnin me Prishtinën kriminalisht , aty drejtësia ekzistonte vetëm në letër, por jo edhe në vepër, ndaj është momenti vendimtar, që institucionet ligjzbatuese te drejtësisë kosovare , përfundimisht të shkëputen nga dora e zgjatur e krimit të organizuar dhe të fillojnë për të hetuar, EX-OFFIXIO edhe këtë mega rrjet të madh te krimit të organizuar ne Prishtine sepse edhe zotimi dhe premtimi i kësaj përbërje të re të qeverisjes, ka qenë dhe vazhdon të mbetet lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilën qytetarët duan ta shohin kudo dhe gjithandej Republikës së Kosovës në vepër, përfshi edhe ish-qeverisjen kriminale te deridjeshme në kryeqytetin tonë te kapur nga krimi dhe te degraduar!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".