![](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/03/200x200_Untitled-design-11641172590.jpg)
Lexoni edhe:
Aksione si ai i Brezovicës të bëhen në Prishtinë, lidhja e Behgjet Pacollit me Shpend Ahmetin e ka zhytur ish-qeverinë komunale thellë në mito&korrupsion dhe pastrim të parave të pista disa-miliardëshe për 8 vitet e kaluara!
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Është gjë shumë e qëlluar që të nxirret Ligji mbi Qeverinë. Natyrisht se në ligjin e tillë përcaktohet puna, kompetencat, pozitat dhe pagat e tërë personelit të Qeverisë. Baze e ligjit të tillë është Kushtetuta.
-Asnjë normë në ligj nuk guxon të jetë jashtë normave kushtetuese. Qeverisë i duhet një ligj i tillë. Mbi atë ligj punohet dhe para atij ligji përgjigjet dhe kryen punë. Sa do të realizohet kjo, mbetet të shihet. Kuvendi i Republikës është në pozitë të rëndë. Ai deri më tani ka dështuar në punën e vetë në procesin e ligjvënies.
Që nga formimi janë disa ligje dhe 50 projektligje të shqyrtuara në lexim të parë dhe të dytë. Kjo tregon dështimin e madh të Kuvendit në kryerjen e punëve ligjore të parapara me Kushtetutë. Megjithatë, tash e tutje mbetet të shihet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".