Lexoni edhe:
Pacollët siguruan kriminalisht leje ndërtimore për afro 2 milion m2 , Prokuroria Speciale ta heton Behgjet Pacollin!
Shkruan: Analisti - Gani Qarri
Vet rezultati i ngushtë zgjedhor nëpër komuna ka ndikuar që pavarësisht dallimeve dhe konfrontimeve, sado të mëdha që kanë partitë politike mes vete, për të tejkaluar krizën dhe ikur përsëritjes së zgjedhjeve, përkundër tendencave të kryesive qendrore, për ta bllokuar fituesin e zgjedhjeve në formimin e qeverive komunale, asamblistët të vendosin vet, pa pyetur të parët e subjekteve e tyre për, konstalacionet në nivel të asambleve komunale.
-Pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, më në fund, edhe në procesin e konsolidimit të qeverive të reja komunale, ka filluar të shembet sistemi diktatorial i imponuar në mënyrë totalitare nga kupolat drejtuese të partive politike. Madje pikërisht kjo, ka ndodhur pikësëpari në komunën Malishevës, ku asamblistët nga LDK, pa lejen e kryesisë qendrore të partisë, kanë mbështetur konsolidimin e organeve të reja komunale, duke marr pjesë edhe vet në to, pavarësisht kërcënimit nga kryesia për përjashtim të tyre nga partia.
Dhe pas këtij veprimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Malishevë ka shkarkuar nga grupi i asamblistëve Argjend Thaçin, Driton Kastratin e Hamit Liman, degë në të cilën pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal, asamblisti Argjend Thaçi u vetë propozua dhe (vet)zgjodh kandidat për kryesues. Vendimi i Thaçit që të vetë propozohet kandidat për kryesues, përkundër vendimit të degës së partisë që të mos hyhet në kombinim me Nismën Socialdemokrate për zgjedhjen e kryesuesit, ka bërë që kryesia e degës së LDK-së në mbledhjen e saj me shumicë votash, dhe vetëm një votë kundër, të vendosi jo vetëm për shkarkimin nga grupi i asamblistëve por edhe për largimin e tij nga partia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".