Lexoni edhe:
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kjo është skandaloze çka kemi par ku Komisioni për Rekrutim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, më ditën e fundit të vitit që e lamë pas, 31 dhjetor ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim, i cili është mbajtur më datë 19 dhjetor 2021, e ku sipas asaj liste dhe rezultatit të vlerësuar, nga 180 kandidatë që i janë nënshtruar kësaj faze të testimit vetëm 6 prej tyre kanë arritur që ta kalojnë testin me shkrim.
-Në këto rrethana sikur që e kemi gjendjen e arsimit në tërë Kosovën, në të gjitha aspektet dhe nivelet, tani edhe zyrtarisht po argumentohet pse nxënësit tonë e zënë vendin e fundit në provimet e PISA-s, gjë që tani ky fakt po zbulohet dhe faktet e kandidimit të juristëve për prokuror në aq numër të madhe sikur që kanë kandiduar së fundi, dhe vetëm aq pakëz kandidat që e kanë dhënë provimin. Në të vërtetë është tepër shqetësuese, sepse edhe kjo pjesë e shkollimit i takon politikës, sepse në të gjitha qendrat e arsimit janë hapur Universitete, e kur dihet se sa profesorë të aftë i kemi në tërë Kosovën, që vështirë do ta kemi që ata profesora të aftë ti shërbejnë vetëm një universiteti, e lëre më që janë hapur dhjeta universitete për qëllime të përfitimeve dhe politike, dhe në ato ligjërojnë profesorë që në mënyra të ndryshme i kanë krye ato fakultete, magjistratura dhe doktoratat.
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!Lexoni edhe:
Të rrallë janë ata që i kanë krye me merita dhe e kanë nivelin e tillë, që të ligjërojnë në ato universitete, prandaj edhe nga këto provime për prokuror duhet ta kuptojmë nivelin e arsimit çfarë e kemi në Kosovë, dhe të vetëdijesohemi, se edhe ato universitete që janë hapur janë për përfitime dhe qëllime politike prandaj duhet të mbyllen. Duhet ti kemi vetëm ato pak universitete që i nevojiten realisht Kosovës me profesorët meritor, prandaj kur dikush ta kryen fakultetin të dallohet me vlerat e tij mësimore dhe aftësitë që i kanë arritur për të ardhmet e tyre. Kjo situatë e tanishme është vërtetë për t’u shqetësuar me këto rezultate të dobëta që po tregojnë kandidatët konkurrues për prokurorë në procesin e rekrutimit të stafit të ri në Prokurorinë e Shtetit, në nivelet e prokurorive për të cilat u shpallën konkurset vitin e kaluar.
Ky mundë të jetë madje edhe një rast për manipulim të qëllimshëm për interesa të kapjes së sistemit të drejtësisë nga ndikimi i grupeve të ngushta të interesit që e kanë zaptuar për gati dy dekada. Kjo është skandaloze çka kemi par ku Komisioni për Rekrutim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, më ditën e fundit të vitit që e lamë pas, 31 dhjetor ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim, i cili është mbajtur më datë 19 dhjetor 2021, e ku sipas asaj liste dhe rezultatit të vlerësuar, nga 180 kandidatë që i janë nënshtruar kësaj faze të testimit vetëm 6 prej tyre kanë arritur që ta kalojnë testin me shkrim. E sa i përket kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin me shkrim, Komisioni i ka njoftuar të refuzuarit se në pajtim me rregulloren përkatëse ata kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë tek Komisioni për Rishqyrtim, të cilën mund ta dërgojnë të nënshkruar dhe të skanuar deri më 5 janar 2022, dhe në rast se Komisioni për Rishqyrtim gjen se janë bërë gabime teknike me rastin e llogaritjes së pikëve të testit me shkrim, ndërsa me rastin e shqyrtimit të ankesës vërtetohet se kandidati renditet në grupin e kandidatëve që e kanë kaluar këtë fazë të testimit, i njëjti bëhet pjesë e listës së kandidatëve që e kanë kaluar me sukses këtë provim. Ndryshe, nëse Komisioni për Rishqyrtim, pas vlerësimit të ankesës së kandidatit gjen se janë bërë shkelje të rregullave rreth organizimit të testit me shkrim, mund të marr vendim që të përsëritet edhe një herë kjo fazë e testimit, në afat prej 5 ditësh nga vendimi i këtij komisioni. Historia e këtij konkursi është mjaft e gjatë.
Notë pozitive për Qeverinë për aksionin e filluar kundër krimit të organizuar!Lexoni edhe:
Fillimisht, më datë 21 nëntor 2021, është mbajtur testi kualifikues për 16 pozita për prokurorë të shtetit, ku nga 362 kandidatë që kishin aplikuar, këtij testimi i janë nënshtruar vetëm 277, pasi që 85 prej tyre nuk ishin paraqitur fare në ditën kur është organizuar kjo fazë e rekrutimit. Lista përfundimtare e kandidatëve që e kishin kaluar testin kualifikues përbëhej nga 185 kandidatë, me ç’rast të njëjtit e kishin fituar të drejtën për t’iu nënshtruar testit me shkrim, mirëpo, më 19 dhjetor 2021, ditën kur është mbajtur ky testim kanë prezantuar vetëm 180 prej tyre. Konkursi përfshin nga katër pozita për prokuror të shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në Gjakovë, tre pozita në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, nga dy pozita në Prokurorinë Themelore në Pejë dhe në Gjilan, dhe një pozitë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, kandidatët për emërim për Prokurorë të Shtetit, duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të ketë diplomën e fakultetit juridik të vlefshëm në Kosovë; të ketë kryer provimin e jurisprudencës, të pranuar sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë; të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal; të mos jetë i/e dënuar për një vepër penale; të ketë së paku tri (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe të ketë kaluar provimin për prokurorë, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli.
Po ashtu, përvoja në fushën juridike përfshin edhe përvojën në çështje juridike në institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përvojën si noter dhe përmbarues privat. Sidoqoftë publikimi i rezultatit sipas të cilit nga 180 kandidatë që i janë nënshtruar testimit me shkrim, ta kenë kaluar atë vetëm 6 kandidat, është ky një lajm tronditës për tu shqetësuar, qoftë për rezultatin e dobët profesional që kanë treguar kandidatët që kanë konkurruar, apo është kjo ana tjetër e medaljes që flet dhe ngjall për dyshimin se ky proces qëllimisht është duke u manipuluar, për të eliminuar dhe përzgjedhur vetëm ata kandidat të cilët edhe mundë të jenë të përzgjedhurit e ardhshëm të preferuar nga rrjetet e nëntokës së krimit të organizuar. Kësaj teme duhet ti gjendet zgjidhja dhe nëse ka nevojë edhe nga gjykatat apo institucionet e drejtësisë, që të përzgjidhen në atë numër nga 16 prokurore sikur që është parapa, edhe me këta që e kanë dhënë provimin, dhe të fillohet që në institucione të drejtësisë të inkuadrohen njerëz të aftë dhe të pastër me të kaluarën e tyre, për ato vende të punës që i presin, dhe njëherë e përgjithmonë të spastrohen ato institucione nga ata njerëz që i kanë sjellë këto institucione në këtë gjendje të pa perspektivë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".