Lexoni edhe:
Viti 2022 me Gjykatën Speciale, vit dramatik me epilogun kundër Mustafës, Gucatin e Haradinajn dhe fillimin e procesit të nxehtë kundër Hashim Thaçit
Shkruan:Analisti - Dardan Grapci
Besoj shumë fortë tek drejtësia Kosovare që pas këtyre aksioneve të shpeshta policore, do t’ju vjen rendi edhe Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me grupin e tyre kriminal për t’i arrestuar dhe marrë në pyetje nga PSRK-ja dhe Gjykata Themelore e Prishtinës.
-Prokuroria Speciale e Kosovës mendoj që së pari e ka pikë synim arrestimin e peshqve të mëdhenj, siç janë ministrat, zëvendësministrat dhe zyrtarët përkatës ligjor nëpër institucionet publike, e pse jo ndonjë deputet i korruptuar dhe individët të cilët janë marre dhe merren me korrupsion kështu që veprimi në kohë paska mundë të vonon, por as komuna e Prishtinës, për qeverisjen kriminale të Shpend Ahmetit nuk do të anashkalohet sepse drejtësia nuk harron. Arrestimet që kanë ndodhur në Brezovicë nga policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është vetëm fillimi i pastrimit të Kosovës nga zyrtarët dhe pushtetarët komunal të cilët kanë bërë dallavere e korrupcion me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por ky hetim dhe ky veprim zbulimi e arrestimi duhet dhe do të vazhdon në nivel vendi.
Besoj shumë fortë tek drejtësia Kosovare që pas këtyre aksioneve të shpeshta policore, do t’ju vjen rendi edhe Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me grupin e tyre për tu arrestuar dhe marrë në pyetje nga PSRK-ja dhe Gjykata Themelore e Prishtinës. Vetëm duhet të kemi durim sepse krimet dhe dallaveret që i ka bërë Shpend Ahmeti gjatë mandatit 8 vjeçar si Kryetar i Prishtinës nuk mundë të fillojnë vetëm ashtu ad hok, por duhet të sigurohen fakte dhe dëshmitare. Ndryshe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu do të dalin pa ther në këmbë dhe të lirë nëse Prokuroria speciale nxiton dhe vepron shkel e shko, pa mbledhur prova e fakte të mjaftueshme për t’i konstatuar dhe mbrojtur para gjykatës të gjitha veprat penale të dënueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".