Lexoni edhe:
Papërgjegjësia e institucioneve të sigurisë në mbrojtje të jetës së rrezikuar të qytetarëve nga dhuna nuk guxon të arsyetohet, shkelësit e ligjit të largohen nga detyra dhe të dënohen
Shkruan: ANALISTI – Skënder Mulliqi
Nuk mund të llogarisim në zhvillim dhe as në mirëqenie pa rënë në suaza të normalitetit , krimi dhe korrupsioni, dhe pa ju konfiskuar secilit pasuria e paligjshme. Është koha e fundit që të gjithë organizmat relevante të shtetit të Kosovës të vihen në dispozicion kundër aferave korruptive . Pa u shkëputur zinxhiri i korrupsionit , nepotizmit, klientelës etj, nuk mund të llogarisim së i kemi arritur objektivat e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë.
-Pas përfundimit të luftës shumë pa papritmas na u shfaqën fenomenet negative si krimi I organizuar dhe korrupsioni. Na u shfaqën kur shumica kanë pritur një zhvillim shumë më pozitiv të ngjarjeve në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Dihet së na goditën rënd krimi dhe korrupsioni i niveleve të larta, të cilat bën që të zhytemi në varfëri dhe në izolim nga bota demokratike.
U pasurua një kategori e caktuar e pushtetarëve dhe të biznesmenëve, në kurriz të shumicës e cila ende edhe pas 22 vitesh nuk po jetojnë mirë. Në Kosovë vepruan shumë organizata qeveritare dhe jo qeveritare për të ndihmuar Kosovën e dalë nga flakët e luftës. Kosova u administrua deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, nga administrata e UNMIK-ut dhe pastaj erdhi edhe EULEX.
E para u tregua vërtetë një organizatë “mamute” e cila shumë pak bëri në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk u interesuan ta zhvillojnë luftën kundër dukurive negative dhe pasurimeve te paligjshme. Dhe, kur shumica kanë pritur që EULEX si organ ndërkombëtar për sundimit të ligjit në Kosovë , të bën më shumë në këtë drejtim, u zhgënjyen gati më shumë së në të parën.
Dihet se si e sa punuan keq edhe pushtetet e mbas luftës, të cilat jo që nuk i luftuan dukurit negative , por ato edhe vet u zhyten ne afera te ndryshme korruptive . U lanë krejt anash interesat e shumicës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së re më shumë janë ngjallur shpresat së do të intensifikohet lufta kundër dukurive negative që mirë ka nisur, pa marr parasysh postin shoqëror dhe politikë të cilin e mban dikush.
Qeveria Kurti nga niveli qendror 'ushqen' kundërshtarët në nivelin lokal!Lexoni edhe:
Me miratimin e ligjit për konfiskim te pasurisë të pa ligjshme , në Kuvend që pritet të ndodhë, do të futët në veprim i gjithë mekanizmi që bartëseve të korrupsionit nëse aty ku edhe vërtetohet tu konfiskohet pasuria e paligjshme . Këtë e ka premtuar edhe ministrja e drejtësisë zonja Albulena Haxhiu. Nuk mund të llogarisim në zhvillim dhe as në mirëqenie pa rënë në suaza të normalitetit , krimi dhe korrupsioni, dhe pa ju konfiskuar secilit pasuria e paligjshme.
Është koha e fundit që të gjithë organizmat relevante të shtetit të Kosovës të vihen në dispozicion kundër aferave korruptive . Pa u shkëputur zinxhiri i korrupsionit , nepotizmit, klientelës etj, nuk mund të llogarisim së i kemi arritur objektivat e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë. Për ti hequr të gjitha pengesat në rrugën drejtë ligjshmërisë duhet zbatuar reformat , ligjin e Vettingut,në organet e drejtësisë dhe në të gjitha sistemet tjera.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".