Lexoni edhe:
Zbatimi pa vonesë i ligjit për shqyrtimin e ligjshmërisë së pasurisë së fituar me abuzim të pushtetit dhe konfiskimin e saj është hapi më i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit dhe luftimin e kriminalitetit!
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Dhe për tu konkretizuar sa më mirë kjo nismë e filluar, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të hap konkurse të reja, të bazuara në kritere transparente profesionale për ta pasuruar MPJD-në me diplomatë të kualifikuar mirë, në mënyrë që të krijohet një ekip profesional solid dhe premtues për të ardhmen e diplomacisë së shtetit të Kosovës.
-Me paralajmërimin e z. Gërvalla për pastrimin e thellë të ministrisë që ajo udhëheqë, duket se pas gjithë atyre viteve me paligjshmëri dhe improvizime politike, partiake e klanore, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përfundimisht do të çlirohet nga vendimet e kundërligjshme të strukturave kriminale dhe kompensoj humbjen e madhe në rrafshin diplomatik të shkaktuar nga familjarizimi, politizimi dhe klientelizmi i madh i instaluar për rreth dy dekada, në këtë ministri, nga partitë e inkriminuara.
Dhe pas një fazë shumë intensive të identifikimit jo vetëm të dobësive, por edhe potencialit për reformë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas Ministres Donika Gërvalla, tanimë do të fillojë edhe faza finale e fuzionimit të ish-Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ish-Ministrisë së Diasporës, fuzionim ky që ka dështuar të bëhej, nga qeveritë e mandateve të kaluara. Ndaj në kuadër të riorganizimit të MPJD-së, me implementimin e rregullores së re të brendshme, do të mundësohet një funksionim më i mirë dhe më efektiv i këtij institucioni të rëndësishëm shtetëror.
Kurse për të vendosur rend, ligj dhe profesionalizëm, janë analizuar edhe shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit, të cilat në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës, do të shfuqizohen të gjitha, një nga një, për të kthyer më në fund besimin, ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar edhe në këtë institucion. Në bashkëbisedim me profesionistë të mirëfilltë brenda dhe jashtë vendit, duhet të ri definohen kriteret profesionale për kualifikim dhe emërime, si dhe nuk do të punësohen më persona që nuk plotësojnë standardet bazë të nevojshme për t'i shërbyer brenda as jashtë, vendit tonë.
Për aq me tepër sipas Ministres Gërvalla edhe dhënia e gradave diplomatike, do të vendoset në binarë ligjorë, duke shpërblyer punën e profesionalizmin dhe jo përkatësinë partiake, klanore apo familjare, siç është vepruar deri më tani. Kurse auditimi dhe zbardhja e abuzimeve që janë bërë ndër vite me ligjin, do të jetë një nga qasjet qenësore, për ndryshime dhe vlerësim, në të gjithë sektorët ministrisë, që tanimë janë në fazën e implementimit të rekomandimeve të auditorit, proces i cili do të vazhdojë tutje.
Vetëm në këtë mënyrë janë arritur funksionalizimet edhe në zyrën e personelit, janë ndalur shkeljet gjatë emërimeve, shpërdorimi i parasë publike dhe kontratat e tenderët e pakuptimtë, si dhe udhëtimet e panevojshme duke implementuar mekanizma rigoroze të kontrollit, ndërsa ndryshimet e domosdoshme do të ndodhin pavarësisht kritikave dhe rezistencës që do të ketë nga grupet e ngushta të interesit të instaluara në qeverisjet e inkriminuara. Sidoqoftë, personat të cilët nuk e meritojnë, nuk do të kenë më vend në diplomaci, kurse të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin, pa i përmbushur as prirjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë.
Kështu që, pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligji do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë dhe përfundimisht do të dëshmohet se Kosova është shtet ligjor e jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve, shtetit dhe djersës së qytetarit të Kosovës, siç është vepruar me dekada nga partitë e inkriminuara, tani në opozitë. Pra, është cilësia, karakterit njerëzor e profesionalizmi, si dhe dija e zelli personal, nga të cilat varet se a do ta gëzojë dikush privilegjin ta përfaqësojë vendin tonë krenar.
Dhe tash e tutje, zyrtarët e Kosovës në ambasada, konsullata dhe në ministri në fund të fundit, shef nuk do ta kenë më partinë, por ligjin, shtetin dhe sovranin, pra qytetarin e Republikës së Kosovës, atë që jeton brenda dhe jashtë vendit dhe kush nuk e kupton këtë parim bazë, si dhe ai apo ajo që nuk e kupton se sa privilegj i jashtëzakonshëm është, ti shërbesh, popullit dhe shtetit tendë, përfundimisht nuk meriton të shërbejë në misionet diplomatike të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".