Lexoni edhe:
Masakra e Reçakut: Viktima më e re 13 vjeç, më e vjetra 99 vjeç
Shkruan: ANALISTI –Arsim Haziri
Faktori ndërkombëtar në rastet e tilla duhet të jetë më komunikues edhe me OSBE-në që kjo organizatë të mos del nga mandati I saj që ka, të sillet në kuadër mandatit dhe në respektim të institucioneve të shtetit në të cilin është akredituar, por jo të punon kundër atij shteti, sikur që ishte ku rasti I tanishëm, angazhimi I gabuar për referendumin e Serbisë, për interesat ruso-serbe duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta lejon një organizim dhe veprim kundër kushtetues dhe në shërbim të interesave hegjemoniste të Serbisë .
Masakra e Reçakut: Viktima më e re 13 vjeç, më e vjetra 99 vjeç Lexoni edhe:
Kanë kaluar 23 vite nga përfundimi I luftës dhe shteti serb me lidershipin e qeverisjes s politike të pa ndryshuar e të pa reformuar, akoma nuk është në gjendje ta pranon realitetin. Ky pozicionim I pa ndryshuar, me një vazhdimësi të qeverisjes që akoma identifikohet me hipotekën e së kaluarës, vetëm sap o dëshmohet se Serbia është agresori që nuk pajtohet me krimin, është një shtet destabilizuese në rajon dhe kundër këtij regjimi faktori ndërkombëtar duhet ndryshuar qasjen, duhet heqë dorë nga presioni për shtrirje dore dhe nënshtrim të Kosovës nga Serbisë. Tentativa për të organizuar qeveria serbe referendum në Kosovë, për ndryshimin e kushtetutës serbe, nuk pasqyron gjë tjetër veç një përpjekje për shkelje mbi sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës që Serbia nuk e njeh dhe nuk e pranon, ushtron presion edhe mbi qytetarët serb duke I mashtruar dhe instrumentalizuar ata që të mos ju binden institucioneve të shtetit të Kosovës. Provokuesi dhe projektuesi I planeve për destabilizim, jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë, duhet të jetë tani shumë i njohur dhe qartë i identifikuar, pa asnjë dilemë edhe nga ambasadorët e QUINT-it. Unë mendoj dhe jam shumë I bindur që ata këtë e dinë, por jo rastësisht po e luajnë lojën e qetësimit të “ujkut” ndaj qengjit, duke mos dashur ta dinë se ujku është një bishë që asnjëherë nuk qetësohet dhe nuk tërhiqet pa e viktimizuar gjahun që e ka mësyrë, atë qengjin e vetë të preferuar, sikur që Serbia akoma vazhdon ta shoh Kosovën në këtë pozitë. Nëse vërtetë Bashkimi Evropian dhe bota demokratike, ato shtete që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga regjimi kriminal serb, duhet ti bëjnë presion të pa ndërprerë shtetit serb që ta njoh realitetin e krijuar. Gjykata ndërkombëtare ja ka dhënë Serbisë përgjigjen meritore lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë, prandaj duke u bazuar në këtë fakt edhe ambasadorët e Quintit duhet të kërkojnë nga Serbia heqjen e Kosovës nga preambula e saj kushtetuese, ta njoh shtetin e ri të Kosovës si një fqinjë normal, dhe të pushon së shantazhuari jo vetëm Kosovën por edhe bashkësinë ndërkombëtare, sikur që po provokon me referendumin në Kosovë për qëllimet politike serbe, të asaj "botës serbe", duke ndërhyrë dhe cenuar integritetin kushtetues të shtetit fqinj Kosovës. Pra këtë punë do të duhej ta bëjnë ambasadat dhe ambasadorët Quintit në Prishtinë, e jo të bëjnë presion në Qeverinë e Kosovës, për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë. Këtë mënyrë veprimi e kë kërkuar dhe e ka arsyetuar në mënyrë shumë të drejtë edhe ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i cili ka thënë se QUINT-i duhet ta duartrokasë dhe ta mbështes qeverinë e Kosovës për moslejimin e zhvillimit të referendumit të Serbisë në Kosovë dhe jo të bëhet presion ndaj Kosovës për ta lejuar atë. Pavarësisht pajtohet apo jo shteti serb dhe lidershipi I atjeshëm qeverisës, faktori ndërkombëtar duhet ta kuptoj dhe këtë të ja bëjë me dije edhe Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe e ka për obligim që të respekton dhe mbron rendin e saj kushtetues, kur cenohet prej kujtdo qoftë, pra edhe nga skenarët që vijnë nga Serbia. Prandaj jo vetëm sot e nesër, por asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të ketë referendum serb në Kosovë. Qytetarët Serb me dyshtetësi kanë alternative të mjaftueshme për tu deklaruar nëse ata e shohin me interes të jenë pjesëmarrës në raste të tilla. Shteti I Kosovës ju ka lejuar atyre që lirshëm të deklarohen dhe marrin pjesë për zgjedhjet nacionale në Serbi, ato parlamentare, si në çdo rast tjetër të demokracive të zhvilluara, por çështja si kjo e referendumit për rregullim të brendshëm ligjor e kushtetues, në nivel nacional apo lokal, nuk mundë të lejohet dhe gjithmonë duhet ta ndalohet.
Faktori ndërkombëtar në rastet e tilla duhet të jetë më komunikues edhe me OSBE-në që kjo organizatë të mos del nga mandati i saj që ka, të sillet në kuadër mandatit dhe në respektim të institucioneve të shtetit në të cilin është akredituar, por jo të punon kundër atij shteti, sikur që ishte ku rasti i tanishëm, angazhimi i gabuar për referendumin e Serbisë, për interesat ruso-serbe duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta lejon një organizim dhe veprim kundër kushtetues dhe në shërbim të interesave hegjemoniste të Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".