
Kosova është shtet dhe po i mbron interesat e veta


Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Z. Stano! Kosova është shtet Kosova, dhe shteti ka pavarësi në qëndrimet e veta. Këtej i respekton aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale e multilaterale. Kjo është e qartë. Duket se Kosova ka fakte pse nuk lejoje referendumin dhe pse nuk lejohen zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë. Z. Stane, si zëdhënës i UE-së, i din këto. Megjithatë, ai po kërkon që nga Kosova të lejohen zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë, që do të mbahen në prill të këtij viti. Përkitazi me këtë, po i përmendi disa fakte, pse nuk lejohen veprimet e shtetit tjetër (shih: shtetin serb) në shtetin e Kosovës. Dhe pikërisht këtu janë disa prej tyre:
1. Shteti serb ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë.
2. Shteti serb dhe udhëheqja e tashme e Serbisë e njohin Kosovën si Kosov dhe Metohi.
3. Në kuadër të legjislacionit serb është Kosova pjesë e Serbisë.
4. Shteti serb po e deklaron Kosovën si Krahinë jugore të Serbisë.
5. Pandërprerë deklarojnë në Beograd se minoriteti serb nuk duhet njohur shtetin e Kosovës.
6. Shteti serb ka organizuar dhe mbrojtur bllokadën e rrugëve në veri dhe pandërprerë mbron kontrabandën serbe në veri.
7. Serbia shpesh deklaron edhe lufta për ripushtim të Kosovës.
8. Serbia po punon për copëtimin e Kosovës. Z. Petër Stano kërkohet të njeh më mirë politikën dhe qeveritarët serb. Ai duhet të kundërshton qëndrimet luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të kërkoj nga Serbia respektimin e shtetit të Kosovës. Z. Stane e din se çdo shtet e mbron shtetësinë e vetë. Kjo është e drejtë e pakontestueshme dhe e njohur ndërkombëtarisht. Kështu veprohet edhe në shtetet anëtare të UE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".