Lexoni edhe:
BE-ja sërish shpreh keqardhje për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë
Shkruan: ANALISTI –Dardan Grapci
Edhe qeveritë e kaluara, por edhe kjo Qeveri dhe Ministria e Drejtësisë, gjithmonë e kane pasur mbështetjen e ambasadës amerikane në luftimin e krimit të organizuar dhe shkatërrimin e nëntokës kriminale. Kjo do tw vazhdon edhe tash me ardhjen e ambasadorit të ri Amerikan në Kosovë.
Qeveria Kurti duhet t’ju jap dritën e gjelbër ekspertëve amerikan për të shikuar se si do të finalizohet dhe zbatohet Ligji i Vettingut në vend, duke mos përjashtuar mundësinë që në çdo rast ata ti këshillojnë gjyqtarët dhe policin se si të veprojnë nëpër rrethana të rrezikshme.
BE-ja sërish shpreh keqardhje për mosmbajtjen e referendumit serb në KosovëLexoni edhe:
Nuk është ulje e moralit nëse kërkojmë këshilla dhe ndihmë nga ekspertët amerikan, ulje e moralit është nëse e mbrojmë krimin dhe heshtim. Prandaj Ligji i Vettingut duhet të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur. Sezoni i fillimit të rënies së kokave të pasanikëve duhet të ndodhë edhe pa u miratuar ligji për konfiskim të pasurisë, ndryshe ky ligj duhet të miratohet deri në Qershor e jo të lihet për gjashtë mujorin e dytë të këtij.
Prandaj me miratimin e këtij ligji dhe me fillimin e zbatimi të tij pasaniket të cilët e kanë zhvatë shtetin dhe të cilët kanë bërë krim të organizuar do të arrestohen pa paralajmërim. Ndryshe sa më shumë që vonohet miratimi i ligjit, aq më shumë shkelësit e ligjit do të mundohen që me avokatët e tyre ti shpëtojnë drejtësisë në mënyrë indirekte duke e përdorur korrupsionin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".