Lexoni edhe:
Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të shtetit me skenar të programuar të ruajtjes së ndikimit nga strukturat e SHIK-ut ilegal dhe Pronto-Mafia e krimit të organizuar!
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Bazuar në hapësirën e garantuar ligjore dhe kushtetuese, Ministria e drejtësisë, pa e cenuar pavarësinë e garantuar me ligjet në fuqi për vendimmarrje në KPK, duhet të jetë më aktive në këtë proces kaq të rëndësishëm e jetik, për shtetin e Kosovës, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, të jetë sa më transparent, dhe të zgjidhet personi sa më kredibil e profesionistë. Vetëm në këtë mënyrë edhe reforma që do të zhvillohet në Sistemin e Drejtësisë,do ta ketë mbështetjen nga KPK dhe KGJK- dhe jo të ketë qasje bllokuese e kundërshtuese sikur që po ndodhë aktualisht me përbërjen e tashme të KPK-së.
-Ndryshimet e sapo-nisura në KPK dhe KGJK, me fazën e riemërimeve të reja nëpër pozitat kyçe, do të jenë procesi i fundit i përpjekjes për ri pozicionim të ish strukturave kriminale të instaluara përgjatë dekadave të kaluara nga politika e inkriminuar, me qëllim të sabotimit të reformave dhe pamundësimit të zbatimit të ligjit Vetting i cili sado që mundë të vonohet, gjithsesi pritet të miratohet dhe të hyjë në fuqi për zbatim gjatë këtij viti. Madje sipas vendimit më të ri të KPK-së, është vendosur që të shpallet konkursi edhe për Kryeprokuror të Shtetit, pasi që kreu aktual i KPK-së Aleksandër Lumezi i katapultuar nga Klani Pronto në këtë pozitë, është në 3 muajt e fundit të mandatit të marrë peshqesh nga Kadri Veseli & Co. Vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është marr, që në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, pasi që me 21 prill të këtij viti merr fundi mandati i të përkëdhelurit të partive të inkriminuara Aleksandër Lumezit.
KPK aktuale, duke e bojkotuar grupin punues për finalizimin e amendamentimit të ligjit Vetting, po përpiqet ta pamundësojë emërimin e personit adekuat në krye të KPK-së, e cila tani ka peshë akoma më të madhe, kur dihet se Konform Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mandati i Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të jetë shtatëvjeçar dhe pa mundësi riemërimi, të një personi tjetër, para përfundimit të afatit, të paraparë me ligj. Prandaj Qeveria e Kosovës, duke pasur parasysh qëndrimet anti-Vetting të prokurorisë dhe gjyqësorit aktual, tendenca e të cilëve vërtetë paraqet rrezik të vazhdimit të traditës së qeverisjeve të kriminalizuara, duhet të jetë e kujdesshme që në këtë pozitë të mos instalohet përsëri ndonjë nga kandidat e preferuar të partive të inkriminuara, të cilët në të kaluarën kanë bërë hapur, avokatinë dhe mbrojtjen e nëntokës mafioze dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Akt perfid, që po dëshmohet së fundmi edhe në rastin e Brezovicës, ku janë të përfshirë që nga Thaçi, e gjithë të mëdhenjtë e kryesisë së PDK-së, përfshi edhe vet ish ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuqin, kryetarin aktual të PDK-së Memli Krasniqi, udhëheqësin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, Arsim Bajrami etj, dëshmon qartë se prokuroria dhe gjyqësia i kanë mbyllur të dy sytë, para akteve kriminale të atyre me shokë, vetëm pse ata e kishin, pushtetin në dorë dhe sundonin e qëndronin mbi çdo gjë madje edhe mbi vet ligjin. Prandaj KPK, ka bërë shumë mirë, që përveç shpalljes së konkursit, të njëjtën ditë ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve të cilët aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përveç kryesuesit të Këshillit, Jetish Maloku, në panel janë përzgjedhur edhe anëtarët e KPK-së Ariana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, panel që do të kryesohet nga kryesuesi i KPK-së.
Po ashtu, njëkohësisht me panelin vlerësues, është formuar edhe Komisioni për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve ndaj procesit të poentimit, në përbërjen e të cilit janë përzgjedhur anëtarët e KPK-së Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka. Por bazuar në hapësirën e garantuar ligjore dhe kushtetuese, Ministria e Drejtësisë duhet të ketë një rol më aktiv, për mbikëqyrjen e këtij procesi, pa e cenuar pavarësinë e siguruar me ligjet në fuqi për vendimmarrje në KPK, në mënyrë që procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit, të jetë sa më transparent, për emërimin e një personi sa më kredibil dhe profesionistë, që edhe vet reforma e cila do të zhvillohet, të ketë mbështetjen nga KPK e KGJK- dhe jo të provohet serish qasje bllokuese e kundërshtuese sikur që po ndodhë tani me përbërjen e vjetër të KPK-së, me qasje tendencioze e cila duke e bojkotuar grupin punues për finalizimin e amendamentimit të ligjit Vetting, po përpiqet qëllimisht ta pengojë emërimin e personit adekuat në krye të KPK-së, që do të ketë peshë edhe më të madhe, kur dihet se Konform Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mandati i Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të jetë shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit dhe rizgjedhjes së një kryeprokurori tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".