Lexoni edhe:
Ky është skandali tjetër: Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk e thotë se sa kohë mund ta mbaj prokurori në sirtarin e tij një kallëzim penal!
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Këto gjëra kane dështuar qëllimisht me idenë se Serbia nuk do të kundërshton shumë, dhe do të vjen më lehtë deri te vendimi me të cilin do ta njeh realitetin se Kosova është shtet dhe e pavarur.
Kjo ide për të mos e “ngucë” Serbinë me kërkesën për krimet e luftës, për zhdëmtimin për gjenocid ,pastaj për fondet e përvetësuara dhe për ndërmarrjet e shkatërruara dhe të plaçkitura, të gjitha këto janë lënë për këtë qëllim, që pak a shumë të joshet Serbia , që i bie të jetë nënshtrim kosovar!. Por e tërë kjo politikë nenshtruese vendore dhe ndërkombëtare ka dështuar në raport më Serbinë.
Serbia nuk e pranon asnjëherë realitetin që Kosova është shtet pa përfituar diçka. E ky përfitim është i pamundur sepse nuk lejohet. Kështu që këto raporte gjithmonë do të mbeten njëjtë. Prandaj KFOR-i duhet të qëndroj së pakut edhe për 40 vjet në Kosovë, për të mbrojtur paqen sepse për një perspektivë të afërt nuk duket se do të ketë normalizim të relacioneve ndërmjet dy vendeve!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".