Lexoni edhe:
Gjykatës Komerciale nga Qeveria një goditje e rëndë për klanet në sistemin e drejtësisë, të lidhura me rrjetin e mafio-politikës
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Sipas raportimeve nga statistika e Odës së Mjekëve të Kosovës, vetëm gjatë këtyre katër viteve të fundit, nga funksionalizimi i OMK-së, janë larguar mese 454 mjekë, mosha mesatare e të cilëve është pak mbi 31 vjeçare. Ky është një paralajmërim serioz që duhet ti shërben Ministrisë së Shëndetësisë dhe kabinetit të Qeverisë Kurti.
-Sektori i shëndetësisë, edhe gjatë këtij mandati, mbetet një nga sektorët më serioze të ballafaqimit të qeverisë Kurti, për ta ndihmuar zhvillimin, stimuluar punësimin, penguar migrimin dhe parandaluar ikjen e stafit mjekësor të cilin po na e “vjedhin” legalisht dhe pa asnjë pengesë, vendet e zhvilluara evropiane. Kurse nga një mini-sondazh që është bërë me rastin e aplikimit për dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së, shumica janë deklaruar se largohen për shkak të kushteve të punës, kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat.
Ikja e mjekëve është një trend që ka filluar në vitet e kaluara, e po vazhdon edhe tani. Ikje e mjekëve i ka afektuar jo vetëm qendrat e mëdha spitalore, por edhe qendrat e mjekësisë familjare, ndërsa sipas të dhënave të publikuara në tetorin e vitit të kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se më 2020 numri i përgjithshëm i të punësuarve në sistemin shëndetësor ishte 13,518. Prej tyre, 3,555 ishin mjekë specialistë, kurse 8,386 infermierë dhe 1,577 staf jo mjekësor, mirëpo nëse bëhet llogaritja e largimit të stafit për katër vite, i bije që 100 profesionistë të shëndetësisë vetëm brenda një viti e braktisin Kosovën.
Kështu që, duke pasur parasysh arsyet e lartcekura, krijimi i një sistemi të qëndrueshëm shëndetësor dhe kushteve me standarde më të avancuara për punësim dhe shërbim ndaj pacientëve, do të jetë një nga testet më të rënda për Qeverinë Kurti. Kjo për vet faktin se krahas drejtësisë, shëndetësia ishte një premtim kapital, që Kurti me partnerët është zotuar, se do ta rindërtojnë, për të mos lejuar asnjë familje të “kapitullojë” nga shërbimet e shtrenjta, sikur që ka ndodhur në qeverisjet e kaluara mashtruese e të korruptuara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".