Lexoni edhe:
Dhuna në familje, krim i amnistuar në heshtje nga drejtësia e kalbur me prokurorët e inkriminuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Zhvillimet ekomomike e bëjnë te domosdoshme ndërtimin e tërë sistemit të drejtësisë në fushat e ndryshme, sikundër është edhe ajo komerciale. Kudo kemi gjykata të ndryshme. Gjykata komerciale lehtëson shumë punën në fushën civilo-ekonomike e komerciale.
-Edhe pse ekzistojnë gjykatat penale, civile, ekomomike, komerciale, familjare, të punës, sociale e shumë lloje të tjera të gjykatave, kudo ku janë këto gjykata duhet të jenë profesionale në fushat e veta, dhe gjyqtarët duhet të profesionalizohen në shkollime të veçanta për fushat e tilla. Gjyqtarët e gjykatës penale nuk mundë të bëhen gjyqtar të asaj civile, e nga kjo edhe në atë komerciale, familjare a të ndonjë gjykate tjetër. Kjo është në aspektin teorike. Natyrisht se Gjykata Komerciale do të ndihmoje shumë Gjykatën Civile dhe ekonominë e Kosovës. Do të kemi një ndihmë të madhe në fushën komerciale dhe ekonomike. A do të bëhet kështu tash ende nuk dihet.
Nëse e marrim gjendjen aktuale nuk pritet edhe ndonjë sukses i madh edhe me këtë gjykatë. Kudo ka probleme me gjykatat dhe me gjykatës. Sistemi ka rrezik të korruptohet në tërësi. Jemi në një fazë të rëndë, por i takon shtetit të veproj. E shërimi më i suksesshëm arrihet me VETTING që është arma kryesore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".